Me shpejtësi deri në 174 km/h dhe në efektin e alkoolit, në pranga 7 shoferë në 24 orëve të fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtatë shoferë janë arrestuar nga policia gjatë 24 orëve të fundit prej të cilëve 4 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ndërsa 3 të cilët janë konstatuar në timon pa patentë.

Gjatë kontrolleve policia ka evidentuar disa drejtues automjetesh duke udhëtuar me shpejtësi deri në 174 km/h.

Blutë kanë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Njoftimi i policisë

Kontrolle të pandërprera në të gjitha rrugët e vendit, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Pavarësisht kontrolleve të pandërprera, instalimit të radarëve në të gjitha rrugët interurbane dhe urbane, shtimit të patrullave të lëvizshme të pajisura me dronë, alkooltestues, kamera e aparate fotografike, si dhe denoncimeve nga qytetarët, në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përsëri ka akoma shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon, kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme në rrugë, përdorin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit dhe nuk vendosin rripin e sigurimit, drejtojnë mjetin pa leje drejtimi apo motomjetet pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar shpejtësi që arrijnë deri në 174 km/h dhe drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 7 shtetas, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 29 për shpejtësi deri në dyfish mbi normën e lejuar dhe 14 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, si dhe janë ndëshkuar me masë administrative, 1495 drejtues mjetesh, për shkelje që përbëjnë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Lexo edhe :  Incidenti me maturantin serb në Mitrovicë, Daçiç: Urdhër-arrest për policin shqiptar

Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, që të bëjnë kujdes, të respektojnë në maksimum rregullat e qarkullimit rrugor, të mos abuzojnë me shpejtësinë, por të qarkullojnë duke respektuar normat e lejuara dhe sinjalistikën rrugore, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, si dhe të vendosnin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Policia e Shtetit ka rritur akoma më shumë prezencën në akset rrugore dhe qendrat e banuara, duke kombinuar shërbimet e Policisë Rrugore me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, për të vijuar kontrollet intensive, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 28 maj 2025

Masat ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Orët e pasdites do të...

Gaza, ushqim dhe plumba/ Palestinezët marrin për të ngrënë, Izraeli hap zjarr

Forcat izraelite qëlluan me armë zjarri, teksa palestinezët në Gaza luftonin për të marrë ndihmat humanitare që kanë arritur të hyjnë në enklavë. Sipas Associeted...

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një burrë 35-vjeçar i cili rrëfeu...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Lajme të tjera

Web TV