Shampanjë dhe muzikë, 4 vajzat e “çmendura” që bllokuan rrugën në Tiranë për sfidën në Tik-Tok (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzikë të lartë në sfond, një shishe shampanje në dorë dhe më pas bllokojnë trafikun me makinë. E tillë ka qenë aventura e 4 vajzave të reja në kryeqytet, të cilat kanë bllokuar për pak çaste rrugën në Unazën e Re për të bërë video në Tik-Tok.

Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet , tre vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve iu bien borive, pasi bllokohen në trafik. Ndërkohë që të gjithë videon e kanë realizuar përmes një droni.

Lidhur me rastin dje reagoi policia e Shtetit e cila njoftoi se kishte proceduar penalisht 21-vjeçaren me inicialet V.D., banuese në Tiranë. Kjo e fundit përveçse mori edhe gjoba 500 mijë lekë të vjetra, ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi. Ndërkohë që mjeti u sekuestrua nga policia.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV