Këpucët e përbaltura nga Odiseu i Homerit tek Uliksi i Xhojsit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zhuljeta Grabocka

Narracioni lirik ka qënë e mbetet pjesë e përjetimeve jo vetëm të rrëfimtarit epik, por edhe i përjetimeve të unit lirik. Detaji përgjithësues që objektohet në këto raste i ngjan një trupi shumëplanësh demostrues universial. Nuk ishte një rastësi që një titull poezie i Natasha Lakos  “Tregim për këpucët e përbaltura” do të më grishte në reflektimin e pasurisë së labirinteve të teknikave narative. Pasuria e tyre janë djepi ku përkundet materia letrare që nga “Odiseu” i Homerit deri tek “Uliksi i Xhojsit”, poezi e prozë. Së bashku me këto teknika dhe koncepti i pasqyrimit të lëvizjes në kohë e hapësirë ka evoluar në raport me rrjedhën e saj natyrale. Imazhet tona të lëvizjeve në fantazinë fëminore janë hapëruar nëpërmjet të tashmes tregimtare të prozodisë sonë popullore e asaj botërore. Formulat e tyre hyrëse të ndërtuara me foljen e përsëritur të së tashmes tregimtare të tipit “ec e ec / ose /shko e shko…” etj. përveç konçizitetit të shprehjes realizojnë mjeshtërisht, jo vetëm lokalizimin e veprimit, por të përfshijnë në magjinë e aventurës me cilat heronjtë tregimtarë kanë mbetur në agun e formimit letrar të çdo individi. Formula hyrëse ka rolin e sinjaleve të veçanta të kalimit nga rrëfimi i zakonshëm në një rrëfim të organizuar artistik. Ato janë të pasura e sendërsojnë segmente të caktuara kohe, hapësire e personazhe përgjithësuese.

Në ecjen e tij letrare njeriu i rikthehet herë pas here këtij pragmalli fëminor. Atëhere kur i rënduar në vite e përvoja me një kthjelltësi të mahnitshme i nënshtrohet dëshirës për të medituar në mënyrë filozofike. Kjo nuk është vetëm një dëshmi ekzistence i realizimit jetësor të tij, por është dëshmia e një naracioni epik që nuk mund të ketë as fillim e as fund. I cili sa herë që vjen do të na imponohet instiktivisht, herë dhunshëm e herë plot delikatesë e brishtësi pafajësie ekzistenciale. Poezia e Natashës me “narativitetin” e saj të moderuar të përfshin në konkretësi e ndjesi poetike.

Në strofën e parë të poezisë së saj pranëvënia e këpucës prej lëkure e të përbaltura, me lëkurën e bardhë të trupit fillon trolljen e një pete brumi pasi e ka gjetur aperativin e tij poetik:

/përkundte si në djep/.

Epiteti “të vrarë” i bashkon dhimbshëm të dyja lëkurat, të dyja pamjet e gjasat. Lexuesi tejkohor e ndjen nëntekstin socialestetik në të cilin e përkund djepi i jetës dhe e nënkupton më shumë se sa një dhimbje fizike këtë konstatim. Në jetë s’mbetet njeri pa e vrarë këpuca. Epiteti i dytë përforcues që përshkallëzohet në atributin e mbiemrit “të zezë” të kujton dhjetra vargje popullore përgjithësuese të rrugëtimit njerëzor të tipit:

 /O jetë e zezë, qëndro qëndro/ o zemër zezë, mos u dorëzo!

…ku më shumë se disfata ndihet trimfi e qëndresa gjithë shpirtërore, lartësohet stoicizmi historik i mbijetesës së qënies njerëzore që prej gjeneze.

Nën veshjen e këtij tisi bardhë e zi pas metaforave foljore të së kryerës së thjeshtë / trupi niste përpjetë/, dhe…/unë zhvishja baltën/, foljet niste, zhvishja që tregojnë një veprim të plotë të së shkuarës, por që bëjnë aktualizimin e përjetimit të ligjërimit poetik tek lexuesi. Me lehtësinë e natyrshmërisë përshkruese në strofën e dytë vijnë menjëherë, përballë dy botë dhe dy gjendje meditative psikologjike:

Ti heshtje…dhe… dy kafshë të vogla…nuk flisnin më/. Një  heshtje dyplanshe nënshtruese e përvuajtëse!

Në zinxhirin biologjik të jetës njeriu është i justifikuar në veprimin therorizues mbi botën shtazore në emër të instikteve të ekzistencës. Pa harruar flijimin njerëzor me qetësi sublime në botën e miteve olimpike. Por kursesi njeriu në përgjithësi e lexuesi në veçanti në epitetin “të therura” nuk mund të jetë indiferent ndaj lidhjes shpirtërore midis këtyrë dy botëve që dashurohen dhe nuk urrehen a përjashtohen edhe pse rrezikohen prej njëri – tjetrit.

Lexo edhe :  Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

/O, i kam dashur më shumë se ty,

ato dy kafshëza të vrara, që të ndjekin pas. “Këpucët” detaj realizojnë vetërrëfimin në planin individual e konkretizues por dhe në planin universial historik e estetik legjendarizues.

Pasthirma “O” e pasuar me shkallën sipërore ndajfoljore, “më shumë se ty”, e tejkalon momentin relaksues raskapitës. Ky çast epifanik godet e zbulon domethëniet e fshehura brenda ndjenjave të cilat e ndryshojnë plotësisht mënyrën e të menduarit të unit. Kjo formë shprehje është një lloj arratisje e Natashës, për të shpëtuar nga jeta e vjetër e skllavëruese me dëshirën për të ndërtuar një jetë të re. Ajo është në kërkim, brenda unit për të shtjelluar ide të reja duke kapërxyer ylberin e të gjitha ngjyrave të jetës, që lidhen me shkallët e rritjes së njeriut, nga fëmijëria, adoleshenca e deri tek pjekuria e plakja. Është pikërisht kjo që “Odiseja” vazhdon të lexohet në greqishten homerike dhe të përkthehet në gjuhët moderne në mbarë botën. Pavarësisht se ajo u shkrua apo u mblodh prej aedëve më shumë për t’u dëgjuar se sa për t’u lexuar!… dhe përmban 12.110 rreshta heksametri daktilik. Natasha këtë arratisje në kohë e shpreh nëpërmjet dy vargjeve befasuese me imazhin e tre pranëvënieve:

/Nga një kalë i vjetër dhe i lodhur, ose nga një hamëshor i zi/ ka mbetur diçka te ti prej të gjithëve centaurve/.

Ky këndvështrim, pra ecja metonimike e këpucëve kulmon në dualizmin mitik të centuarve kuajve – njerëz. Poezia ka priviligjin e përgjithësimeve të mëdha. Fjala e ngarkesa figurative e saj luan bukur dhe nënteksti flet. Nga një kalë i vjetër e i lodhur tek një hamshor të zi, i ushqyer e i fortë, i papërmbajtur për ballë dy këlyshve të heshtur e të vegjël. Përdorimi i nënvetëdijes në një narracion poetik të tillë është cilësi themelore e modernitetit të letërsisë botërore. “Uliksi”i Xhejms Xhojsit është një sprovë e sukseshme e saj. Edhe tek poezia e Natashës realiteti, objekti, veprimi, reflektimi vjen prej ndjesive të fshehura në psikikë. Fijet e fjalëve, imazheve dhe nocioneve, të cilat duken kaotike dhe kontradiktore kanë vlerë nominale, e përshkruajnë botën si qenie njerëzore, dhe e perceptojnë dhe interpretojnë atë, jo si të ishte një e “vërtetë jetësore”,por një e “vërtetë poetike” që shërben për të shprehur tjetërsimin e njeriut modern, pas humbjes së iluminizmit dhe sigurisë në progresin njerëzor. Këto karaktere të pikëlluara, Xhojsi dihet se i ka shkëputur jo vetëm nga jeta fizike, por edhe nga jeta shoqërore. Edhe përshkrimi i poetes në këtë plan të duket asocial por është civilizues. Koha e brendshme e përjetimit tek “tregim për këpucët e përbaltura” shuan hendekun mes kohës kronologjike dhe kohës së brendshme. Në vend që të ndjekë rrjedhën lineare të ndodhive në mënyrë tradicionale ajo lëshohet në krahët dhe impresionin e unit. Mbyllja me imazhin e një prej rasteve më të mistershme të miteve të vjetra, siç është ajo e Centaurëve, njerëz-kuajve, që besohet se banonin shumë pranë nesh në malet e Arkadisë e Pindit, a thua janë në kërkim të këpucës së Hirushes së bukur të ndëshkuara nga njerka!

Pse jo, poezia e proza janë të zgjedhura prej princeshave!

Të fundit

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Asist pas 4 minutash lojë! Armando Broja e nis mbarë aventurën e re

Armando Broja e ka nisur me këmbën e mbarë aventurën e tij të Burnley, klubi me të cilin do të vazhdojë karrierën. Sulmuesi i Kombëtares...

Fushë Kuqe, shpërthen tritoli në banesë

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin...

Lajme të tjera

Web TV