Një aksident është regjistruar në afërsi të Dajtit.
Nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur një vajzë e një djalë. Në foton e publikuar, shihet se përreth makinës, që dukshëm është dëmtuar, qëndrojnë qytetarë të rastit, që kanë dhënë ndihmën e parë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.