Ekspozita “Sigurimi në fjalët e veta”, Rama: Historinë ta nxjerrim në dritë për brezat e rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e sotme u hap në lulishten pranë Kryeministrisë ekspozita “SIGURIMI NË FJALËT E VETA” ku përmes dokumenteve të ish- Sigurimit të Shtetit del në dritë një tjetër copëz e historisë rrëqethëse e viktimave të diktaturës. Kryeministri Edi Rama u shpreh se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës përtej përjetimeve personale është me një vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera, si dëshmi. Ai tha se në dy mandatet e para të qeverisë është bërë diçka duke marrë si pikë referimi Autoritetin e Hapjes së Dosjeve.

“Është një dhimbje që janë shumë familje që nuk arrijnë që të kenë një vend për të kujtuar dhe nderuar të afërmit e tyre për shkak se nuk gjenden eshtrat. Është e pakuptueshme e gjithë koha e humbur sidomos në vitit ’90, kur mundësitë ishin shumë më të mëdha, dhe fenomeni i zhdukjes së dokumenteve ishte ende e mundshme që të përballohej.

Megjithatë them se historia e gjithë persekutimeve të diktaturës përtej atyre personale është me një vlerë të jashtëzakonshme për ndërgjegjen shoqërore dhe gjeneratat e tjera. Jemi përpjekur të bëjmë sa të mundemi që këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes, jo thjeshtë në funksion të gjithë atyre që janë prekur drejtpërdrejt prej saj.

Ekspozita është një kontribut modest në vazhdën e kësaj përpjekje dhe besoj që përtej çështjeve të mbartura, sot Shqipëria ka arritur që të vendosë disa pika referimi për të shkuarën që janë fizike, konkrete të prekshme. Autoriteti për Hapjen e Dosjeve është një nga këto pika dhe ndoshta më e rëndësishmja dhe është sot një autoritet që vlerësohet” tha Edi Rama.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV