Mbretëria Shqiptare 1928–1939/ Ahmet Zogu, si u zgjodh Mbret i Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Asambleja Kushtetuse e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928,vendosi që formë qeverisëse në Shqipëri të ishte Mbretëri. Në shtatorin e vitit 1928 Kryetari i Republikës Shqiptare Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshë, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme.

Statuti Themeltarë i Mbretërisë u votua përfundimisht në 1 dhjetor 1928 nga Asambleja e cila më pasë vijoj punën si parlament me mandatë katërvjeçarë që fillonte nga gushti 1928.

Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 prill 1938 Ahmet Zogu u martua me Princeshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Një vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.

***

Historia e ngritjes së Mbretërisë Shqiptare lidhet me procesin e pavarësisë kombëtare, daljes së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe i ngritjes së shtetit shqiptar.

Mbretëria Shqiptare u ngrit vetëm në çerekun e dytë të shekullit XX (njëzetë), më 1928, pra, gati një shekull më vonë se fqinjët ballkanikë. Shkaqet e kësaj vonese nuk kanë lidhje me “paaftësinë” shtetformuese apo “zgjimin e vonuar” të shqiptarëve, siç kanë dëshirë ta shpjegojnë shpesh, por me qëndrimin negativ të fuqive evropiane e ballkanike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Premisat për pavarësi, për formimin e shtetit dhe ngritjen e një mbretërie tek ata u krijuan më herët se tek fqinjët e tyre.

Qysh nga pushtimi romak më 167 p. e s. Shqipëria nuk ka pasur një tërësi politike më vete, por ka qenë pjesë e perandorive që përfshinin brenda tyre shumë etni. Në periudhën e mesjetës shqiptarët nuk arritën të krijojnë njësi të pavarur shtetërore në nivelin e mbretërisë. Në kuadër të Perandorisë Bizantine, shqiptarët në truallin e tyre krijuan struktura politike autonome në nivelin e principatave, por nuk shkuan më tej.

Në periudhën e ngritjes së nacionalizmave në Evropë, shqiptarët nuk arritën as pavarësinë dhe as të formojnë njësi shtetërore në nivelin e mbretërisë. Në shekullin XVIII në kuadër të Perandorisë Osmane shqiptarët me Pashallëkun e Shkodrës krijuan pothuajse të parin shtet kombëtar në Ballkan të drejtuar nga Bushatllinjtë, ngritën “një dinasti sovranësh kombëtarë”, siç e quan Dora d’Istria, me jetëgjatësi treçerek shekullore.

Ky qe një rast i shkëlqyer për sigurimin e pavarësisë dhe ngritjen e një mbretërie. Karamahmut Pashë Bushatlliu nënshkruante si “qeveritar i Shkodrës dhe i Shqipërisë”. Ai ushtronte autoritet sovran në atë që Marin Sirdani e quante “Shqypnija etnografike”. Ishte shumë më e lehtë dhe më logjike për fuqitë evropiane të njihej pushteti dhe shteti i Karamahmutit të Shqipërisë sesa i Karagjorgjit të Serbisë.

Gati 100 vjet më vonë, në periudhën e krizës lindore 1875-1881 shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit që arriti të formonte qeverinë e përkohshme, thuajse të pavarur nga Porta e Lartë. Edhe në këtë kohë, as Kongresi i Berlinit i “koncertit evropian” dhe as ndonjëra nga fuqitë evropiane veçmas nuk e njohën as kombin shqiptar dhe as “çështjen shqiptare”* ndërkohë që Serbisë dhe Malit të Zi u njohën pavarësinë e plotë shtetërore.

Lexo edhe :  18 dhjetor 1981: Vdekja misterioze e Mehmet Shehut, kryeministri që drejtoi për 28 vite

“Vetëm gjatë shekullit të tanishëm shkruan anglezi J. Swire, shqiptarët arritën të fitonin një njohje ngurruese të së drejtës së tyre për ekzistencë të pavarur. Më 29 korrik 1913 Konferenca e Ambasadorëve e gjashtë Fuqive të Mëdha të Evropës mori vendimin që e shpallte Shqipërinë autonome, sovrane dhe trashëgimore.

Në nëntor 1913 Fuqitë e Mëdha pranuan përfundimisht që princ i Shqipërisë të ishte gjermani Vilhelm fon Vid (Wilhelm von Wied). Fati tragjik i Principatës Shqiptare të Vidit që tërhoqi rrëshqanë edhe fatin e shqiptarëve u përcaktua nga agresioni ushtarak grek në Jug të vendit në trajtën e “lëvizjes” për “autonominë e vorioepirit”, rebelimi i Fshatarësisë së Shqipërisë së Mesme dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore. Më 3 shtator 1914 Princi Vilhelm dhe princesha Sofie u larguan nga Shqipëria. Jetëgjatësia e Principatës (monarkisë) Shqiptare qe vetëm 6 muaj.

Kongresi kombëtar i Lushnjës në janar 1920 që mori përsipër ngritjen e shtetit të pavarur shqiptar, si formë të shtetit caktoi monarkinë. Vendin e monarkut e zinte Këshilli i Lartë (Regjenca) prej 4 vetësh derisa ky, ashtu si edhe forma e regjimit të përcaktoheshin përfundimisht nga një asamble kushtetuese.

Lëvizja e qershorit dhe qeveria e Fan Nolit (qershor – dhjetor 1924) nuk shpalli ndonjë ndryshim të formës së shtetit as në favor të republikës dhe as të mbretërisë. Pas rënies së qeverisë së Nolit dhe “Triumfit të Legalitetit” më 24 dhjetor 1924, Asambleja Kushtetuese e shpërndarë nga lëvizja u mblodh më 21 janar 1925 dhe si formë të shtetit shpalli Republikën, me kryetar (president) Ahmet Zogu, tashmë 30 vjeçar.

Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese vendosi kalimin në formën monarkiste të shtetit dhe ngritjen e një dinastie vendëse. Ajo shpalli Ahmet Zogun MBRET Të SHQIPTAREVE, nën emrin ZOG I. Mbretëria Shqiptare e shpallur më 1928 është e para në historinë mijëvjeçare të popullit e të kombit shqiptar dhe përbën pikën kulmore të organizimit shoqëror e politik të shqiptarëve. Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me konteshën hungareze Geraldina Aponny. Më 5 prill 1939 lindi trashëgimtari i fronit Princi Leka I.

Dy ditë më vonë, më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Mbreti 44 vjeçar dhe familja mbretërore u detyruan të lënë vendin. Vitet e Luftës II Botërore Mbreti Zog i kaloi në Angli pa u lejuar të ushtronte të drejtat legjitime dhe prerogativat as në egzil. Në mbarim të LDB, regjimi komunist i vendosur në Shqipëri më 1944 ndalonte kthimin e Mbretit dhe të familjes mbretërore në atdhe. Më 11 janar 1946 Asambleja Kushtetese komuniste e shpalli Shqipërinë “Republikë Popullore”.

Nga janari i vitit 1946 familja mbretërore vendoset në Aleksandri (Egjipt), kurse në gusht 1955 në Kanë (Francë). Më 9 prill 1961, pas një sëmundje të rëndë, mbreti Zog vdes në një spital të Parisit në moshën 66 vjeçare. Në bazë të kushtetutës së vitit 1928, Princ Leka, sot Mbreti Leka I bëri betimin dhe u shpall “Mbret i Shqiptarëve” në prani të një Kuvendi kombëtar të përkohshëm me delegatë në egzil, e mbledhur në Hotel Bristol të Parisit më 15 prill 1961. Pas një viti familja mbretërore vendoset në Madrid (Spanjë).

Në tetor 1975, në një dasëm madhështore në Toledo te Spanjes, Mbreti Leka I martohet me Suzan Cullen Ward, me origjinë australiane e njohur tani si Mbretëresha Suzanë. Në janar 1979 Mbreti Leka I u detyrua të lërë Spanjën dhe të vendoset në Afrikën e Jugut. Më 26 mars 1982 lindi Princi trashëgimtar Leka II.

Për herë të parë Mbreti Leka u kthye në atdhe më 20 nëntor 1993, porse qëndroi vetëm 18 orë. Në verën e vitit 1997 erdhi përsëri ku qendroi 3 muaj. Përfundimisht Familja Mbretërore u vendos në Shqipëri (Tiranë) në vitin 2002.

 Burimi: wikiwand.com

Të fundit

“Si në burg”/ Berisha kujton 333 ditët në arrest shtëpie, rrëfen vështirësinë më të madhe

Kryedemokrati Sali Berisha ka rrëfyer në studion e ‘Debat’ , sesi i kaloi 333 ditët në arrestin e shtëpisë. Berisha...

Vangjel Dule: Kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para përgjegjësisë

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule teksa foli për pr.ligji për të dhënat personale tha se kushdo që gjendet me databaze të qytetarëve vihet para...

“Arrestove Adem Jasharin”/ Balla-Berishës: Po e do kombëtaren, hajde në stadium dhe…

Ministri i Shtetit për Parlamentin, Taulant Balla iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Partisë Demokatike Sali Berisha për të miratuar një rezolutë kundër genocidit...

‘Parti Enver, jemi gati kurdoherë’/ Miratohet me kaos Buxheti 2025 në Bashkinë Shkodër

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka miratuar buxhetin e vitit 2025 në një mbledhje të tensionuar, ku përveç diskutimeve të ashpra, opozita dhe mazhoranca u...

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Balla: Emigrantët nuk do të paguajnë për postën e votës

Duke u ndalur në procesin zgjedhor të 11 majit 2025, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla i kërkoi opozitës të bashkojë votat...

Lajme të tjera

Web TV