Qipro në alarm, uzina në Siri derdh naftë në detin e Mesdheut

Qipro është vendosur në alarm pasi një sasi nafte e derdhur nga Siria rrezikon katastrofë mjedisore në bregdetin e saj.

 

Media shtetërore siriane njoftoi se disa ditë më parë një aksident ndodhi në termocentralin në bregdet dhe nga rafineria pati një derdhje nafte.

 

Pikërisht kjo sasi nafte u përhap në Mesdhe dhe rrezikon kryesisht veriun e Qipros. Qeveria aty po merr masat për të parandaluar ndotjen duke i kërkuar ndihmë edhe Turqisë.