Udhëtimet drejt Italisë/ Ministria e Jashtme: Çfarë nevojitet dhe vaksinat që njihen

Ministria e Jashtme njofton se Shqipëria është në listën D të Italisë, sa i takon situatës së pandemisë.

Duke iu referuar rregullave të reja të vendosura nga qeveria e vendit fqinj, Ministria e Jashtme thekson se duke nisur nga 31 gushti deri më 25 tetor 2021, qytetarët duhet të paraqesin, certifikatë të gjelbër anti-COVID, që vërteton vaksinim të plotë.

Gjithashtu duhet të paraqitet test molekular PCR e kryer 72 orë para nisjes.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punë e Jashtme njofton se në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D https://bit.ly/3mM8wEY

Duke nisur nga data 31 gusht deri në tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:

Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;

Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;

Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.

Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;

Formularin PLF https://app.euplf.eu/

Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;

Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;

Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.

Për më shumë informacion rreth kritereve të udhëtimit në Itali dhe kategoritë që përjashtohen nga vetëizolimi, klikoni në linkun https://bit.ly/38u0NTs

Lexo edhe :  Tirana, socialistët në fushatë/ Rama mbledh të premten strukturat e kryeqytetit