Godole: PD, e vetmja që ka ngritur zërin për krimet e komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Studiuesja Jonila Godole flet për herë të parë pas marrjes së postit si drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike. Godole theksoi se ky është një angazhim vullnetar lidhur me kauzën e zbardhjes së krimeve të komunizmit. Studiuesja theksoi se vendosi që këtë angazhim ta bëjë në Partinë Demokratike, pasi sipas saj, me gjithë gabimet që mund të ketë kjo parti, është e vetmja që ka ngritur zërin për krimet e komunizmit dhe ka pranuar qartë e prerë që ai regjim ishte kriminal. “Më pyetën nëse mund ta shihja veten time aty, që të vazhdoj rolin që kam pasur në këtë temë, zbardhjen e krimeve të komunizmit, kështu që për mua është një angazhim vullnetar. Thjesht ata e kërkuan mbase një këshillë prej meje, se si mund ta trajtojnë këtë temë mjaft delikate dhe me përgjegjësi. Unë kam folur se çfarë mund të ishte bërë më mirë në këtë drejtim. Kam qenë shpesh mjaft kritike. Nuk e di nëse është një person i vetëm që më ka zgjedhur, besoj se do të ketë pasur një këshillim në lidershipin e PD. Dikush do ma bënte propozimin dhe siç ndodh rëndom këtu që propozimi vjen nga lidershipi. Unë nuk kam pasur njohje personale me z. Basha dhe nuk kam pasur lidhje as me PD”, është shprehur Godole. Ajo ka thënë se ka një angazhim vullnetar në krye Sekretariati për të parë se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim dhe në këtë kauzë, që ka shumë për të bërë edhe pas 30 vitesh. “Duhet thënë që PD pati nisma të mira në vitet e para të demokracisë, por gjithçka ndryshoi më 1997 me rikthimin e socialistëve në pushtet. Të gjithë ata që u dënuan atëherë, akuzat ndaj tyre ranë poshtë më 1997 dhe ata u shpallën të pafajshëm. Pas asaj unë kam parë më shumë regres në këtë kauzë. Ka ende shumë gjëra për të bërë, si rehabilitimi i plotë i ish të përndjekurve apo kompensimi i tyre. Kompensimi i tyre ka nisur me PD më 1990, u ndërpre gjatë gjithë kohës së PS, nga 1997 më 2005, kur PD u rikthye sërish në pushtet, ndaj dhe nuk është e vërtetë ajo që tha z. Rama dje”, tha ajo.

Të fundit

Karta e Atlantikut të vitit 1941 dhe ndikimit të saj në zhvillimet globale:

Sfondi – Lufta në kulmin e saj Në verën e vitit 1941, Lufta e Dytë Botërore ishte në një fazë...

Hidhet nga kati i katërt i pallatit, ndërron jetë 33-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u...

Rama: Kur udhëtoj me familjen përdor gjithmonë klasin ekonomik

Përveçse për zjarret, në një video të transmetuar live në rrjetet sociale këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dhe akuzave që i...

Ra ky siklet dhe u kujtuam për njëri-tjetrin

Nga Ben Andoni Ajo që po ndodh me kolegët e kompanisë “Focus” group është jo thjesht e trishtë por edhe e paimagjinueshme. Për fat kanë...

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin...

Lajme të tjera

Web TV