Lefter Koka lë mandatin e deputetit: Po ia lë vendin të rinjve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

9 para fillimit të sesionit të ri parlamentar, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste në Durrës në zgjedhjet e 25 prillit, Lefter Koka ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Lajmin e ka bërë me dije vetë Koka në një postim në rrjetet sociale ku falënderon votuesit dhe qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë për këto 2 dekada në rrugëtimin e tij politik.

Koka nuk bën të njohura arsyet e kësaj tërheqje nga politika, por thotë se sot është dita që rrugëtimin e tij politik ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të tij, që e bën fitues për vite me radhë dhe se ardhmja u përket atyre. Koka shkruan se për këtë vendim tijin ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendin e Shqipërisë.

2 dekada më parë me përgjegjësi të lartë publike, mora përsipër të garoja për të qenë zëri qytetarëve durrsakë.

Në këtë rrugëtim plot sfida, suksese e padiskutim dhe dështime, pata fatin të dëshmoj fuqinë e besimit, si dhe dinjitetin e njerëzve që punojnë çdo ditë me ndershmëri dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë.

Në morinë e sfidave me të cilat ky rrugëtim të përball është gjithmonë e vështirë të ndalesh një moment dhe të vlerësosh se kur është koha e duhur për të mbyllur një cikël.

Sot është dita që rrugëtimin tim politik, ta vijojnë ata mijëra bashkëpunëtorë të mitë, që më bënë fitues për vite me rradhë dhe që mbase nuk kam mundur asnjëherë t’i falenderoj sa duhet. Sot, e ardhmja u përket atyre!

Me këtë vendim timin, është njohur institucionalisht si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ashtu edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Së fundmi, mirënjohje të madhe për mundësinë , besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm që më është dhënë t’i shërbej me përkushtim qytetit, vendit dhe njerëzve që dua!

Shqipëria është padyshim sot një vend më i mirë se dje, është vendi plot dritë shprese që na përket të gjithëve.’– njofton Koka.

Lexo edhe :  ‘Turpi i rinumërimit!’/ Braçe ankohet për votat: Po më shpallen të pavlefshme

 

Të fundit

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së. Sula u...

Lajme të tjera

Web TV