Ballkani Perëndimor në “zyrën” e kancelares, Merkel vizitë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë në Shqipëri më 14 shtator për “përmbylljen” e “Samitit të Berlinit”, që nisi në vitin 2014. Në takimin që do të mbahet në Tiranë do të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Në fokus të bisedimeve do të jetë edhe marrëveshja “Open Balkan”, e nëshkruar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe pse është në ikje si Kancelarja Gjermane, Angela Merkel po zhvillon ndoshta takimin e fundit në këtë detyrë në Shqipëri. Në datën 14 shtator Angela Merkel do të jetë në vendin tonë pasi këtu ajo ka zgjedhur të zhvillojë takimin me liderat e “Ballkanit Prendimor” apo siç u quajt ndryshe “Open Balkan” në kuadër të procesit të Berlinit. Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator. Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie. Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi. Në këtë nismë të quajtur “Open Balkan” kanë nënshkruar marrëveshje vetëm tre vende, ndërsa ende nuk ka firmosur Kosova, Mal i Zi dhe Bosnjë- Hercegovina. Në këto takime që janë bërë, kanë dalë hapur përplasjet qe kryeministri Edi Rama ka pasur me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti. Këtij të fundit nuk i intereson që Kosova të futet në këtë bashkëpunim rajonal. Nuk dihet nëse do të jetë Kurti në këtë takim dhe çfarë vendimi do të marrë për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes gjashtë vendeve.

Lexo edhe :  PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e 11 majit

Procesi i Integrimit

Më 22 qershor 2021 Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë. Lidhur me këta kritika vetë kancelarja Merkel i tha Ramës së kanë komunikuar në telefon dhe shpreson shumë që të bëhet progres në lidhje me integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Merkel theksoi se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Merkel bëri të ditur se Gjermania do të ndajë 3 milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV