Lufta e Vlorës/ Si u mobilizuan shqiptarët për të mposhtur italianët  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin

Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë…

… Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së Parë Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e krahinës së Vlorës të mbledhur në Kuvendin e Barçallait më 29 maj 1920, i cili zgjodhi për organizimin dhe drejtimin e luftës Komitetin “Mbrojtja Kombëtare”

Lufta e Vlorës më 1920 njihet ndryshe dhe ose “Lufta e Njëzetës”. Lufta zgjati tre muaj dhe ishte një lëvizje e madhe për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do i bënin pushtuesit italianë. Në këtë luftë duhet përmendur dhe kapedani Hodo Zeqiri që ka qenë një ndër heronjtë e udhëheqësit legjendar të kësaj lufte.

Në 3 shtator 1920 pas shumë luftimesh të pabarabarta forcat shqiptare hynë fitimtare në qytetin e Vlorës duke i detyruar pushtuesit italianë të largoheshin, jo vetëm nga rrethi i saj por edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

Forcat italiane

Në Baçalla, Dukat në 29 maj 1920, u mblodhën rreth 200 burra të krahinës së Vlorës, për t’i dhënë përgjigje aneksimit të Vlorës nga Italia. Ata vendosën t’u përgjigjen edhe fyerjeve të ushtarëve italianë që në 28 nëntor 1919 e lidhën Flamurin Kombëtar në bisht të qenit. Ata donin t’u përgjigjeshin edhe atyre ushtarëve italianë të ndodhur në postë-komandat italiane, në shumicën e fshatrave të Vlorës, që u kërkonin labëve vajzat për të bërë dashuri, e pa pranueshme për mentalitetin e kohës dhe të labit. Ata i jepnin përgjigje edhe konspiracive që u ngritën në Konferencën e Paqes; sipas këtyre konspiratorëve Vlora i jepej Italisë.

Në Vlorë ishin përqëndruar rreth 20.000 trupa, të shpërndarë në këtë mënyrë:

-Në Vlorë-Kaninë qëndra e komandës së lartë, nënkomanda e divizionit të 36, komanda artileri-xhenjo dhe të gjitha drejtorive të shërbimit llogjistik e administrativ. Komandant-Tenente General Settimo Piacentini. Komandant Divizioni—major General Emanuele Pugliese, ndimës i tij General De Luca. Pugliese kish ndërtuar vijën e fortifikimeve rreth qytetit ku u mobilizuan 1200-1500 ardit, nën komanden e kolonel Messe.

-Quota 115- qendër spitalore, automobilistike dhe ushqimore. Komanda e 4 e artilerisë së përzier, komanda e 157-tës bateri malore, batalioni alpin, batalioni 72 i infanterisë, qëndra e karabinjerisë. Kom. General Enriko Gotti, Kom. Garnizoni Cavallo Michele. Në Kotë ndodheshin 4-5 depo me ushqime, ilaçe dhe armatim.

-Gjormi-qëndër e kompanisë mitraliere. Kom. Kapiten Bergamachi

-Kalaja Matohasanaj -batalioni i 72, regjimenti infanterisë, seksion artilerie të baterisë 182 malore 70 m|m . Kom. Një major.

-Kalaja Tepelenë -qendër e një batalioni të infanterisë, seksion artilerie i 157-tës bateri dhe stacion karabinjerësh. Kom major Bronzini

-Llogora-një pjesë e batalionit 35 të regjimentit të 10 bersalierëve, reparti 105. 9 oficer, 65 ushtarë dy topa, 8 mitroloza. Kom kapiten Bonansea.

-Himarë-qëndër e komandës regjimenti 10 të bersalierve dhe batalionit të 35. Kom i zonës general brigade Rossi, kom i batalionit 35 kolonel Manganeli.

-Në Selenicë, trupat i komandonte majori i fanterisë Guadalupi.

-Në gjirin e Vlorës ndodhej fllota me anijet “San Mario”, “Bruceti”, “Dulio”, “Alkina”, “Orion”, torpedinierët “Arcione” si dhe vapori “Loyd Triestino”.

-Aviacioni në Ujin e Ftohtë

-Magazinat në Panaja. Post-komanda kishte në Vajzë që shërbente për kurim. Brataj, Drashovicë, Penkovë, Treblovë,Picar,Rexhepaj Sevaster, Tragjas, Dukat, Ramicë, Kuç, Bolenë, Progonat etj. Italianët kishin edhe komandantin e trasportit detar Eugenio Bizio, që e përdorën si ndërmjetës si dhe arbreshin Xhiovani Valencia, i cili në Panaja ndihmoi shqiptarët.

Lexo edhe :  Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Kjo ishte pak a shumë gjëndja në kampin italian.

Mobilizimi i shqiptarëve

Përballë këtyre forcave, këtyre gjeneralëve të sprovuar, u renditën gjeneralët pa dipllomë, të fshatrave të Vlorës. Në Baçardha u morën një seri vendimesh të rëndësishme. U vendos t’u shpallej luftë forcave italiane në Vlorë, dhe krahina e Vlorës të bashkohej me pjesën tjetër të Shqiprisë. U zgjodh një këshill ushtarak prej 35 vetësh, i cili emëroi një komandant të luftës dhe zgjodhi një shtab prej 12 vetësh. Komandanti nuk duhej të bënte pjesë në këtë shtab i cili u quajt ”Komiteti Mbrojtja Kombëtare” ose si thirrej në popull “Komisjoni”. Vendimet e “Komitetit” ishin të detyrueshme për komandantin. Komandant u zgjodh major Ahmet Lepenica. Këshilli zgjodhi anëtarë të “Komitetit” 1)Osman Haxhiu 2) Qazim Kokoshi- Vlorë 3) Alem Mehmeti-Tragjas 4) Beqir Sulo Agalliu-Vlorë 5) Ali Beqiri- Velçë 6) Murat Miftari-Tërbaç 7) Hamit Selmani-Dukat 8) Hysni Shehu-Sevaster 9)Myqerem Hamzarai-Kaninë 10) Sali Bedini-Armen Qazim Koculi-Kocul. Këta të dymbëdhjet zgjodhën njëzëri kryetar të “Komitetit” Osman Haxhiun .

Lufta e armatosur

Lufta e Vlorës nisi më 5 qershor 1920 dhe u zhvillua në mënyrë frontale. Përballë ushtrisë së rregullt italiane, që kishte në Shqipëri dy divizione, u vunë forcat shqiptare, të grumbulluara mbi baza vullnetare e që arrinin në rreth 4 mijë veta. Më 5-6 qershor u goditën njëherazi të gjitha garnizonet italiane në krahinë, që nga Tepelena e deri në Drashovicë. Sulmi mbi forcat italiane në qytetin e Vlorës dhe rrethinat filloi më 11 qershor. Lufta për marrjen e Vlorës vazhdoi gjatë dhe u zhvillua me mësymje dhe kundërmësymje, në një nga të cilat spikati trimëria e Selam Musait.

Selam Musai (1860-1920) lindi në fshatin Salari të Tepelenës. Shtëpia e tij në Salari dhe stani në mal ishin kthyer në baza për çetat patriotike, si ajo e Ç. Topullit dhe M. Gramenos me shokë. Në dhjetor 1912, duke ju përgjigjur thirrjes së Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës për të mbrojtur vendin nga agresioni i forcave greke, u vu në krye të bashkëfshatarëve të tij dhe shkoi në frontin e luftës, ku u plagos. Megjithëse në moshën 60-vjeçare, doli përsëri në krye të bashkëfshatarëve të vetë të armatosur dhe të katundeve të afërta, shkoi në Vlorë dhe luftoi kundër garnizonit italian të Kotës. Pas shpartallimit të tij, Selam Musai me luftëtarët e vet u rreshtuan të gatshëm për luftime përballë garnizonit të madh të Vlorës. Në luftimet trup me trup me pushtuesit, S. Musai u vra në Qafën e Koçiut me 11 qershor 1920.

Gjatë Luftës së Vlorës (1920), trupat italiane nuk mundën të çanin rrethimin e forcave shqiptare. Roma u detyrua më në fund të hiqte dorë nga sovraniteti mbi krahinën e Vlorës dhe të nënshkruante me Qeverinë e Tiranës “Protokollin shqiptaro-italian” të 2 gushtit 1920. Më 3 shtator 1920 forcat shqiptare hynë triumfalisht në qytetin e Vlorës të zbrazur nga trupat pushtuese. Bashkë me krahinën e Vlorës, qeveria italiane u detyrua të tërhiqte garnizonet ushtarake edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

 

 

 

 

 

 

Të fundit

Eksperimenti që ‘eklipsoi’ energjinë elektrike/Zbulohet shkaku i ‘Black Out-it’ në Spanjë

Autoritetet spanjolle duket se kanë kryer një eksperiment për të testuar ‘kufijtë’ e varësisë nga energjia e rinovueshme para...

Igli Tare zgjidhet drejtori i ri sportiv i Milanit, zbulohen detajet e kontratës

Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit. Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta...

“Më premtoi se do të kthehej”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, ish-kreu i Kadastrës. Lame ndërroi jetë në Mynih të Gjermanisë pas një ndërhyrje të vështirë në zemër. Lajmin...

Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka komentuar rezultatet zgjedhore dhe rolin e partive të reja. Berisha kritikoi partitë e...

Vijon trendi pozitiv i turizmit/ Rritje me 3,2 %, krahasuar me vjet

Shqipëria vijon të mbetet një atraksion turistik për vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së pranverës. Sipas një raporti të INSTAT, gjatë muajit prill 2025,...

Lajme të tjera

Web TV