Rritja e infektimeve dhe e shtrimeve në spitale, hapet COVID 3! Manastirliu: Kemi riaktivizuar planin për t’iu përgjigjur fluksit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si rezultat i shtimit të rasteve të reja me COVID dhe shtrimeve në spitale, është hapur spitali COVID-3, ish-Kirurgjia në QSUT. Hapja e këtij spitali sipas ministrisë së Shëndetësisë është hapur në kuadër të planit të hartuar për përballimin e situatës së COVID në vendin tonë, në një kohë kur ekspertët shprehen njëzëri se vjeshta pritet të sjellë një përkeqësim të shifrave. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se ky spital është i pajisur me barnat dhe stafin e duhur mjekësor.

“Forca ekipit të Spitalit COVID 3 në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor. Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por është thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shkruan ministrja.

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar me COVID 895 qytetarë e ndërsa kanë humbur jetën 3 persona. Ekspertët parashikojnë që vjeshta pritet të ketë një përkeqësim të shifrave, prandaj bëjnë thirrje për vaksinim masiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në 1.500.000, e ndërsa vaksinimi është bërë i detyrueshëm për mësuesit, pedagogët, studentët, mjekët teksa pritet të merret vendimi edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët. Për t’iu përgjigjur përkeqësimit të situatës së pandemisë Komiteti Teknik ka shtrënguar masat anti-COVID më 30 gusht. Nga1 shtatori u zgjat ora policore e cila fillon në 23:00 deri në 06:00. 3 kushte janë vendosur edhe për qytetarët që duan të futen në Shqipëri pas datës 6 shtator.

Lexo edhe :  Jorida Tabaku: Produktet shqiptare po vdesin. Qeveria fokusohet tek importi

E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë. Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në atdhe dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit. Ndërsa një shqiptar jo rezident që kërkon të hyjë në atdhe pa vaksinë, tampon, apo test serologjik, ndryshe nga shqiptari resident, nuk ka të drejtë të vetëkarantinohet 10 ditë, por i duhet të kthehet në vendin nisjes.

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV