Vetë-shkatërrimi i kapitalizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klajd Gorica

Kapitalizmi ka dështuar me sukses! Pasi vetë funksionimi i pamëshirshëm i tij po e çon në vetë-shkatërrim!

Që të jem i qartë, nuk jam kundër tregut të lirë, por qartësisht ky sistem nuk ia ka dalë t’i japë zgjidhje problemeve dërrmuese të njerëzimit. Është i mefshtë dhe i paaftë të kundërpërgjigjet. Nëse për një çast rrezikon të përplaset, nuk frenon dot! Madje edhe kur përpara ka një re të dendur me një virus, ai s’ndalet, por shkon në mes i verbuar nga dëshira për të fituar (mendoni sa u vonua mbyllja e Nju-Jorkut në fillim prej virusit, nga frika e rënies së bursave)! Nuk ka mekanizma për të fituar kohë, pasi vetë mënyra se si funksionon, mbështetet pikërisht te shfrytëzimi i dobësive të të tjerëve apo mungesat në treg.

Kështu pra kur nuk arrin dot të frenojë, paramendo se ç’mund të ndodhë sikur të dalë nga binarët.

Përveç kësaj, në gjithë këto dekada nuk ka arritur ta shpërndajë mirë kapitalin, duke e grumbulluar në duart e gjithnjë e më pak njerëzve.

Aq i ngathët është bërë sa për ironi, kur në këtë situatë pandemie të stërzgjatur, të kamurit, ata që zotërojnë më shumë pasuri, të cilëve mund dhe u duhet medoemos të sakrifikojnë nga pasuria e tyre për të injektuar oksigjen në xhepat e njerëzve të thjeshtë, të cilët përbëjnë dhe punëtorët e tyre në fund të fundit, nuk e bëjnë dot. Jo se s’duan por thjesht nuk mund ta bëjnë! PSE?

Pasi në 40-50 vitet e fundit kapitalizmi evoluoi nga kapitali në duart e shtetit apo njerëzve të pasur, te kapitali i koorporatave!

Ndaj edhe sikur ndonjë prej tyre (të kamurve) të dojë të ndihmojë, nuk ka mekanizma! Ai ka vetëm një pjesë të aksioneve! Tërësinë e ka në dorë ndonjë administrator, që synim të vetëm ka fitimet e koorporatës! Ai nuk di të ndalet, është projektuar e shkolluar vetëm për një lloj skenari, nuk di të mendojë për të mirën e njerëzimit, puna e tij matet me fitimet, aq sa pushimi nga puna në masë për shkurtim të shpenzimeve, për të nuk është ndonjë dramë familjare, por thjesht një mekanizëm kundërveprimi ndaj rënies së fitimeve. Po nuk bëri kështu, rrezikon të pushohet vetë nga puna, apo më mirë të them posti.

Lexo edhe :  Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Atij i punon mendja, e shkolluar në universitetet më të mira, te përfitimet e radhës, rritja e dividentit dhe investimet strategjike!

Ndaj sistemi është i parathënë të dështojë!

Ndoshta jo kësaj radhe, por shumë shpejt do ia dëgjojmë krismën!

Të paktë mund të ngushëllohemi me disa shtete që ende kanë DEMOkraci, ku mekanizmat e përfaqësimit të vullnetit të shumicës ende funksionojnë, ku pakica nuk është e diskriminuar por e privilegjuar e sigurisht më kritike! Evropa plakë i ka ende disa shtete të tilla, fatkeqësisht gjithnjë e më pak, por të paktën te to përfshihet ende motori i ekonomisë së kontinentit! Por a do ia dalin injektimet e parave gjermane të shpëtojnë kësaj radhe gropën e thellë në rang kontinenti? Një gjë është e sigurt: ShBA, kësaj radhe nuk do shërbejë si varkë shpëtimi si para 66 vjetësh!

Të fundit

Leibniz, kur një gjeni i Evropës i ktheu sytë nga shqipja

Nga Leonard Veizi Në një mëngjes të qetë të vitit 1646, ndërsa Evropa ende shëronte plagët e luftërave fetare dhe...

A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, kur Niko Peleshi sapo ishte zgjedhur kryetar i Bashkisë së Korçës, pata rastin të isha me të në...

Sot një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave të vogla të festivalit. Në...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Lajme të tjera

Web TV