E rëndë/ 45-vjeçari doli për peshkim dhe i përmbyset varka, dyshohet se është mbytur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stavri Vasilovski, 45-vjeçar, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte dalë për të peshkuar së bashku më vëllain dhe një tjetër. Dallgët e mëdha në liqen kanë përmbysur varkën dhe teksa 2 të tjerët kanë mundur të dalin me not Vasilovksi dyshohet se është zënë nga varka poshtë dhe nuk ka mundur të dalë.

“Më datë 05.09.2021, në orët e para të mëngjesit, jemi njoftuar se në liqenin e Prespës, shtetasit S. V., 45 vjeç, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe dyshohet se mund të jetë mbytur. Është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia e Korçës.

Të fundit

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Katër të arrestuar për flakët në Berat, kamerat filmojnë një prej zjarrvënësve

Katër persona janë arrestuar për zjarret në qarkun Berat. Policia ka njoftuar këtë të mërkurë se ka vënë në pranga “4 autorët e zjarrvënieve...

Pyjet po tkurren me shpejtësi, zjarret dhe prerjet e paligjshme rrezikojnë ekosistemin

Pyjet e Shqipërisë po tkurren çdo vit, për shkak të zjarreve, prerjeve të paligjshme dhe mos-mbjelljes së drurëve të rinj. Nga mbi 1.1 milionë...

“Pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës?”, përgjigjet Rama: Duhen bërë ca llogari…

Përse Shqipëria nuk disponon avionë zjarrfikës? Kësaj pyetje të bërë së fundmi nga shumë persona nisur edhe nga zjarret që po përvëlojnë Shqipërinë ditët...

Lajme të tjera

Web TV