Grusht shteti në Guine, ushtria merr peng presidentin: Ka keqtrajtuar popullin (Video)

Një ligj që i rriste rrogën presidentit ka shkaktuar grusht shteti në Guinea, ku një njësi elite e ushtrisë së vendit ka marrë pushtetin nga Alpha Condé. Të shtënat me armë zjarri mbushën pallatin presidencial në kryeqytetin Conakry, gjatë mëngjesit të sotëm.

Koloneli Mamadi Doumbouya, kreu i njësisë dhe udhëheqësi grushtit të shtetit gjatë një fjalimi të shkurtër në transmetuesin kombëtar, Radio Televizioni Guinea dha se Kuvendi do të pezullohej.

“Ne po marrim fatin në duart tona. Personalizimi i jetës politike ka përfunduar. Ne nuk do t’ia besojmë politikën një njeriu, do t’ia besojmë njerëzve,“-tha ai. Ndërkohë që ministria e Mbrojtjes pretendon se lëvizja kryengritëse është rrëzuar duke shkaktuar konfuzion lidhur me çfarë ka ndodhur në vend.

Elita e ushtarëve ka publikuar një video ku tregon se kanë rrëzuar qeverinë. Në pamje të tjera, ata tregojnë se kanë marrë peng presidentin e vendit, Alpha Conde.