Kontrolle në Bypass-in e Fierit, Policia ndëshkon shoferët: Pezullohen 54 patenta e vendosen dhjetëra gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore ka shtruar kontrollet në Bypass-in e Fierit, si një nga akset kryesore në vend dhe që në këto ditë të nxehta është mjaft e frekuentuar.

Gjatë kontrolleve të uniformave blu në këtë aks, janë pezulluar gjithsej 54 patenta për 2 ditë, janë vendosur 32 gjoba me vlerë deri në 400 mijë lekë të vjetra si dhe 39 gjoba me vlerë 40 mijë lekë të vjetra.

Ndër të tjera Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparatë fotografik.

Njoftimi i Policisë:

Fundjava në Bypass-in e Fierit?️.

Policia Rrugore ??kontrolle intensive me radar? në Bypass-in e Fierit?️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

54 patenta të pezulluara për 48 orë, 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, si dhe 39 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë intensifikuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit monitorim me radar ? në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë konstatuar shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri në 181 km/h, ku si rezultat janë pezulluar 54 leje drejtimi nga 1 deri në 3 muaj, zbtitje 3 pikë nga leja e drejtimit dhe masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj.

Lexo edhe :  Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Janë vendosur 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

Gjithashtu janë vendosur edhe 39 masa administrative të tjera me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi më shumë se norma e lejuar, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???♂️, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparatë fotografik.

#MosUbejStatistikë?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj??♂️?

Të fundit

Spiuni i harruar britanik i cili u infiltrua në rrethin e ngushtë të Hitlerit

Familja von der Ropp mbart një lloj të veçantë të mitologjisë. Si banorë gjermanë të shteteve baltike, kjo familje...

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë X, Meta, Apple dhe TikTok, se Bashkimi...

U përfol për një romancë me Ledrin/ Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë, Ledri Vula dhe...

Studimi/ Femrat kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt

Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova...

Prezantohet Renault Embleme, makina që emeton deri në 90% më pak gazra serë

Renault vazhdon të kryejë misionin e tij mjedisor me modelin Emblème, një automjet koncept inovativ që emeton deri në 90% më pak gazra serë...

Lajme të tjera

Web TV