Papa Françesku u bën thirrje vendeve që të mirëpresin afganët: Mbroni ata që kërkojnë një jetë të re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku u bëri thirrje vendeve që të pranojnë refugjatët afganë të cilët janë në kërkim të një jete të re.

Të dielën (5 shtator) nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut që personat e zhvendosur brenda Afganistanit të marrin ndihmë dhe mbrojtje.

“Në këto momente kur afganët po kërkojnë strehim lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re”, tha Papa Françesku.

Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje.

Vendi tashmë është nën kontrollin e talibanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taliban.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Mijëra të tjerë janë drejtuar në vendet fqinje përfshirë Pakistanin dhe Iranin.

Talibanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talibanëve./ REL

Të fundit

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV