Veliaj jep lajmin e mirë: Kopshti Zoologjik i Tiranës gati në fund të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021. Kështu bën me dije Bashkia e Tiranës, duke shtuar se projekti i ri i Bashkisë, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili së bashku me një grup fëmijësh vizituan sot Kopshtin Zoologjik, u shpreh i befasuar nga ritmi, por dhe cilësia e punimeve për këtë projekt.

“Do të jetë një surprizë shumë e këndshme për fëmijët e Tiranës, Shqipërisë por edhe të rajonit. Do ta mbyllim vitin me një nga projektet që kemi më për zemër, projekt që prej vitesh edhe kryeministri që kur ka qenë kryetar bashkie e ka pasur merak, Kopshtin Zoologjik. Ka qenë puna e përbashkët e Bashkisë me Qeverinë që arritëm tu japim fëmijëve sot realisht një nga hapësirat më cilësore, të transformuara totalisht. Nuk është më ajo hapësira ku ujku dhe dhelpra rrinin në 20 metra katrorë. Sot ka hapësira gjigande si për kafshët, standard që është në të gjithë Bashkimin Europian, ashtu edhe për fëmijët dhe vizitorët,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV