Vlogu suedez, Rama: Destinacionet për t’u vizituar në Shqipëri

Disa prej destinacioneve më të bukura në Shqipëri u është bërë jehonë nga vlogu suedez Joyous Travel.

Ky i fundit përmes një videoje ka rekomanduar për turistët e huaj disa destinacione në vendin tonë për t’u vizituar. Video nis me Tiranën duke treguar disa nga pikat historike dhe vijon më pas me qytetet e tjera të Shqipërisë, me Kalanë e Krujës, qytetin e Butrintit, Beratin i cili njihet si qyteti i dritareve etj.

Kjo video është publikuar edhe nga kryeministri Edi Rama.

 “Këto janë disa nga destinacionet për t’u vizituar në Shqipëri sipas vlogut suedez Joyous Travel”, shkruan Rama.