Një aksident ka ndodhur në bulevardin kryesor të Elbasanit, ku një makinë ka përplasur tre persona, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Të plagosur kanë mbetur babai dhe fëmija e tij të cilët kanë qenë në trotuar si dhe një person tjetër që ndodhej në një nga makinat e aksidentuara.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar për kurim më të specializuar në spital.