Suedi/ Akuzohen për krime lufte dhe gjenocid, arrestohen dy gratë e lidhura me ISIS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Stokholmit ka vënë në pranga dy gra të cilat ishin të lidhura me organizatën terroriste ISIS.

Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Ola Osterling tha se prokurori që drejtonte hetimin për dy gratë kishte urdhëruar arrestimin e tyre.

“E zbatuam urdhërin kur aeroplani mbërriti në Stokholm pasdite”, tha Osterling për agjensinë e lajmeve AFP.

Një deklaratë të hënën nga Autoriteti i Prokurorisë tha se ishin duke u zhvilluar hetime të shumta ndaj burrave dhe grave që ktheheshin nga zonat që ishin kontrolluar nga Shteti Islamik.

“Krime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me njerëzit që kthehen nga zonat e kontrolluara nga ISIS, siç janë krimet e luftës, gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit”, tha prokurorja publike Reena Devgun në një deklaratë.

“Suedia ka një angazhim ndërkombëtar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime”, shtoi ajo.

Autoriteti i Prokurorisë shtoi se nuk mund të komentonte për rastet individuale ose numrin e hetimeve në zhvillim.

Por transmetuesi publik SVT raportoi se të paktën njëra nga gratë e arrestuara ishte duke u hetuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Kanali SVT gjithashtu raportoi se gratë që ishin kthyer të hënën kishin qëndruar në kampe në veri të Sirisë, por u dëbuan pasi autoritetet kurde vendosën se nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato ligjërisht.

 

Të fundit

Projektrregullorja, ulen komisionet edhe për transfertat kombëtare në Euro

Banka e Shqipërisë ka përgatitur disa ndryshime në rregulloren “Për funksionimin e sistemit AIPS EURO për shlyerjen e transfertave vendase për...

Një fjalëkalim i dobët rrëzon një kompani 158-vjeçare dhe la pa punë qindra njerëz

Një gabim i vetëm, një fjalëkalim i pambrojtur, dyshohet se është bërë shkaku i shkatërrimit të një kompanie britanike me një histori prej 158...

Media britanike “Mirror”: Vizitoni qytetin e bukur evropian, Tiranën

Ekspertja e udhëtimeve Chelsea Dickenson është gjithmonë në kërkim të destinacioneve më pak të njohura. Kohët e fundit, ajo zbuloi një qytet evropian të vendosur...

Gjermania ndan pushimet verore me rotacion, ja pse dhe si funksionon sistemi

Pse nuk i kanë të gjithë nxënësit dhe shkollat në Gjermani pushimet verore në të njëjtën kohë? Rreth 11.4 milionë fëmijë dhe të rinj ndjekin...

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat, rinisin punën për shuarjen e flakëve

Zjarri në malin e fshatit Dukat po vijon ende. Dy avionët e ardhur nga Greqia kanë rinisur punën sot për të shuar flakët, të cilat...

Lajme të tjera

Web TV