KPA i ankohet amerikanëve: SPAK po na pengon punën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një letre drejtues zyrës së OPDAT, kryetarja e Kolegjit të Posacëm të Apelit, Albana Shtylla, ankohet për procedimet penale ndaj gjyqtarëve të Kolegjit në të cilët sipas saj nuk po respektohen afatet procedurale. Shtylla shkruan se gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prej fillimit të vitit 2020 janë përballur me kallëzime penale të bëra nga ish subjektet e rivlerësimit, ndaj të cilëve është marrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Duke marrë shembujt e Luan Dacit dhe Ardian Hajdarit, Shtylla thotë se gjyqtarët e Kolegjit shprehin shqetësimin se kallëzimet penale dhe procedimet lidhur me to si edhe mosshqyrtimi apo gjykimi, brenda afateve procedurale veçanërisht i çështjeve të sipërpërmendura, por jo vetëm, kanë vështirësuar ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore të Kolegjit, për më tepër i ka vendosur ata nën një presion të vazhdueshëm për kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht funksionalitetin e Kolegjit, për rrjedhojë dhe të vetë procesit të rivlerësimit.

‘Për gjyqtar Luan Dacin tashmë ka një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjyqtarët e Kolegjit nëpërmjet kësaj shkrese shprehin shqetësimin për një gjykim të rekursit të paraqitur prej gjyqtar Dacit, brenda afateve të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale, si dhe në përputhje me këto dispozita ligjore proceduriale dhe parimet e procesit të rregullt ligjor. Gjyqtar Ardian Hajdari, në muajin korrik të këtij viti është njoftuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që ndaj tij ka pasur një kallëzim penal, për të cilin kjo prokurori ka regjistruar procedim penal, por pa i atribuar ende këtij regjistrimi një emër konkret”, shkruan ajo.

Lexo edhe :  Banorët e Thethit mblidhen këmbëkryq para kishës, prifti drejton kuvendin

“Nëpërmjet shprehjes së këtij shqetësimi, kërkojmë të sjellim në vëmendjen tuaj, duke respektuar plotësisht pavarësinë dhe paanësinë në ushtrimin e detyrave dhe vendimarrjet tuaja, që gjatë procedurave për trajtimin e këtyre kallëzimeve dhe procedimeve penale nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo gjatë gjykimit të tyre në të gjitha shkallët e gjyqësorit përfshirë edhe Gjykatën e Lartë, të garantohen, të drejtat procedurale, zbatimi i afateve proceduriale, transparenca në përputhje me parashikimet ligjore, si dhe efikasiteti për kryerjen e një procesi të drejtë dhe të shpejtë, me qëllim që të mos pengohet veprimtaria dhe moscënohet funksionaliteti i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe i procesit të rivlerësimit. Gjyqtaret e Kolegjit te Posaçëm të Apelimit, të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për respektimin e të gjitha parashikimeve kushtetuese dhe ligjore që lidhen me të drejtat dhe detyrat e tyre, kërkojnë nëpërmjet kësaj shkrese mbajtjen në konsiderate të shqetësimeve të sipërpërmendura, për t’iu përgjigjur së bashku sifidave të zbatimit të Reformes në Drejtësi”, përfundon letra e kryetares së Kolegjit të Posaccëm të Apelit, Albana Shtylla.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV