Policia kap shoferët me shpejtësi deri në 152 km/h, hiqen 25 patenta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës ka evidentuar disa raste të shkeljeve të rregullave të qarkullimit.

Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.

Si rezultat i kontrolleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h.

REAGIMI I POLICISË
Kontrollet për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.
Në zbatim të detyrave dhe masave të përcaktuara në Planin operacional për rritjen e sigurisë rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, Policia Rrugore e Kavajës, ka vijuar kontrollet intensive gjatë dy muajve të fundit duke përdorur radarin ? në rrugën interurbane Kavajë-Rrogozhinë e Kavajë-Durrës, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.
Gjatë kontrollit, në të dyja kahet e lëvizjes, gjatë sezonit turistik janë konstatuar shpejtësi deri në 167 km/h në kulmin e fluksit shumë të shtuar.
Si rezultat i kontrolleve intensive vetëm javën e fundit janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara që varonin nga 129 km/h deri në 152 km/h.
Gjithashtu janë vendosur 102 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë po pa sanksionin plotësues , si dhe janë vendosur 8 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurtë, mos fluturoni ✈️ se shpejtësia vret ? jetë.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korça në Berat si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.
#ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt??
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos??️
#MosPërdorAlkool?GjatëDrejtimitTëAutomjetit?

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV