Basha mbledh në seli grupin parlamentar, pak para nisjes së seancës së dytë plenare

Pak para seancës së dytë plenare kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në seli grupin parlamentar të PD për t’iu dhënë porositë e fundit.

Pëpara selisë blu nuk duken asgjëkundi simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët ditën e sotme kanë bërë miting, duke kundështruar përjashtimin e Berishës nga grupi palamentar i PD.

Në seancën e dytë të Kuvendit pritet të votohet për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.