Opozita nuk ka qëndruar që të dëgjojë fjalën e parë të Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi. Të gjithë së bashku, teksa Nikolla ka marrë fjalën kanë goditur me duar tavolinat në Kuvend duke shkaktuar shumë zhurmë. Më pas e gjithë opozita ka braktisur Kuvendin.
‘Të dashur qytetarë shqiptarë. Të nderuar deputetë dhe deputete është nder të jem këtu para popullit shqiptar. Është një nder që nuk thuhet dot me fjalë. Fjalët do t’i kursej me sa të mundem që t’ja lë kohës që do kemi së bashku.’- tha Nikolla.