Orient Express, treni që udhëtonte mes komfortit dhe horrorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumëkush e ka parë filmin “Romancë në trenin Orient Express”. Është një prodhim televiziv britanik i vitit 1985, në zhanrin e dramës dhe romancës, me regji të Lawrence Gordon Clark. Filmi ku luajnë të mirënjohurit Cheryl Ladd dhe Stuart Wilson. Filmi është xhiruar në Itali, Francë dhe Angli. Ai ka lënë mbresa të fort tek shikuesit, jo vetëm për motivin e ngjarjes por edhe sepse pjesa më e madhe e filmit ishte realizuar në një tren me kabina e restorante luksi, që quhej “Orient Express”…

…Orient Express ishte një udhëtim me tren në distanca të gjata i krijuar në vitin 1883, që funksionoi deri në vitin 2009. Dy emrat e qyteteve të lidhur më së shumti me Orient Express-in ishin Parisi dhe Stambolli, si dy pikat përfundimtare të shërbimit të planifikuar.

Fillimet

“Orient Express” nis nga stacioni “Gare de l’Est” në Paris në 4 tetor 1883 me destinacion Stambolln. Në bord ishin 30 të ftuar, të zgjedhur për udhëtimin e parë nga Georges Nagelmackers, themeluesi i kompanisë UAGONS-Lits. Bir i bankierëve belgë, gjatë një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara, ai u impresionua kur hipi në vagonat e pajisura me shtetër të kompanisë “George Mortimer Pullman”, ku mund të flihej, por pa ndonjë intimitet të vërtetë. Sapo u rrikthyer në shtëpi, themeloi kompaninë “Compagnie Internationale des Wagons-lits” për të prodhuar trena të klasit të parë, luksozë dhe të rehatshëm, për klientelën më të zgjedhur. Në fund ia kish dalë që të transferonte në Evropë intuitën e tij.
Henri Opper i Blovitz, një nga gazetarët më të njohur të kohës, do ta përshkruante kështu trenin e famshëm: “Peshqirët dritë të pastër, dhe shamitë e palosura në mënyrë artistike dhe bashkë me pajisjet prej somelieri, gotat që shkëlqejnë, rubin dhe vera më e mirë, kana kristali dhe kapsula të argjendta e shishe shampanje, çdo gjë është verbuese”.
Por Orient Express i 4 tetorit, 1883 u ndal në Bukuresht, sepse hekurudha në Serbi dhe Bullgari nuk ishte ende e përfunduar. Për të arritur në Stamboll ishte e nevojshme që të kalohej nga Deti i Zi, dhe udhëtarët të hipnin në një avullore që të mund të arrinin në destinacion.

Përfundimi i projektit

Vetëm në 1888 u përfunduan binarët e fundit, duke lejuar Orient Express që të mbulonte përafërsisht 3 mijë kilometra të udhëtimit në një kohë, për atë kohë të pabesueshme, prej 68 orësh.
Një udhëtim me ” Orient Express” ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme, në kërkim të relaksit dhe komfortit total. Ai prekte shumë qytete europiane dhe u jepte mundësinë pasagjerëve të rijetonin magjinë e udhëtimeve luksoze të viteve ‘20. Itinerari më klasik ishte Londër-Paris-Venecia, por ai lidhte mes tyre edhe shumë qytete të tjera. Ambienti ishte i këndshëm e shumë qetësues dhe personeli i trenit kërkonte gjithmonë të kënaqte në maksimum çdo dëshirë të pasagjerëve.
Pas Luftës së Madhe rruga u devijua për të shmangur Gjermaninë. Treni kaloi nëpër Sempione dhe Itali, duke prekur Milanon dhe Venecian.
Në vitin 1929, treni ngeci për pesë ditë në një stacion të vogël turk për shkak të një stuhie dëbore: në vitin 1934, ky fakt frymëzoi Agatha Cristhie për të shkruar një nga tregimet më të famshme të saj, Vrasje në Orient Express. Në realitet, një vrasje ka ndodhur me të vërtetë. Në vitin 1935 drejtori i shkollës së modës të Bukureshtit, Maria Farcasanu, u grabit dhe u hodh nga treni në Austri. Vrasësi, një farë Karl Strassar, u identifikua falë një stoli argjendi të vjedhur që i përkiste të ndjerit dhe që po ia shiste një gruaje zvicerane.
Gjatë Luftës së Ftohtë, Orient Express ishte një nga lidhjet e pakta midis Lindjes dhe Perëndimit dhe ishte sërish, skenë e një vdekjeje misterioze në vitin 1950, kur atasheu amerikan në Bukuresht, Eugene Simon Karpe, vdiq duke rënë nga treni, tek po përshkonte një tunel pranë Salzburgut. Episodi i dha Ian Fleming frymëzim për romanin “Nga Rusia me dashuri” që më pas u bë edhe film për një nga seritë e James Bond.

Lexo edhe :  Shkencëtarët zbulojnë fosile të peshqve 400 milionë vjeçarë

Të veçantat e një treni

Suksesi i “Orient Express”-it ishte i aq i madh, sa që midis viteve 1883- 1940 rrjeti hekurudhor kishte 29 linja që lidhnin Londrën me Parisin dhe Stambollin, Athinën, Damaskun, Teheranin. Por edhe me Madridin, Lisbonën, Romën, Nisën, dhe resortet e fashme të skive në Alpe (Leh, Insbruk etj). Orient Ekspres, ishte një stoli e vërtetë e teknikës dhe elegancës. Vagonët u pajisën me krevate, që gjatë ditës shndërroheshin në divanë të rehatshëm. Treni kishte një dhomë biblioteke, ku mund të pihej duhan, një sallë pritjeje për zonjat, dhe një zyrë për ata që donin të shkruanin apo të punonin në paqe. Në një vagon-restorant, një shef kuzhinier, gatuante ushqimet më të veçanta. Çdo gjë shërbehej në enë prej porcelani, me takëme argjendi, dhe të shoqëruar me verëra të shkëlqyera. Treni i linjës Orient Ekspres, ndihmoi në nxitjen e modës ekzotike të një Orienti të ëndërruar dhe misterioz, dekadent por të rafinuar.
Karoli II i Rumanisë, Sulltan turk Abdyl Hamiti II, dhe Mbreti Leopoldi II i Belgjikës, ishin ndër udhëarët e shpeshtë. Dhe një ditë të vitin 1902, treni kishte në bord Dukën e Madh Perandorak Vladimirin e
Rusisë, Albertin e Prusisë, Princin e Danimarkës, Princin e Monakos dhe Kontin von Moltke.

Fundi i udhëtimeve

Në vitet ‘60-‘70 konkurrenca e aeroplanit nxorri jashtë loje Orient Express-in.
Ndërsa në vitet ‘60 u ndërpre linja komplete Paris-Stamboll, më vonë lindi një tjetër “Orient Ekspres” me emrin “Venice Simplon-Orient-Express”, i cili përshkonte Venecian dhe Stambollin një herë në javë, për disa muaj rresht. Kostoja për një person arrinte në dy mijë euro.
Më 14 dhjetor 2009, Orient Express pushoi së funksionuari dhe rruga u zhduk nga oraret evropiane të hekurudhave.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV