Greqi/ Sherr mes shqiptarëve brenda lokalit, njëri u shpëton thikave dhe fshihet në tualet

Një ngjarje e ‘çuditshme’ ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është sulmuar nga dy bashkëatdhetarë. Sipas mediave greke, shqiptari u sulmua me thikë teksa ndodhej brenda një restoranti.

Dy autorët, duke mbajtur thika në duar, iu vunë nga pas burrit, i cili për t’u shpëtuar shkoi dhe u mbyll në tualetin e restorantit. Ndërkohë që mbante mbyllur derën njoftoi edhe Policinë për t’i ardhur në ndihmë.

Një patrullë policie shkoi në vendngjarje, por dy shqiptarët e tjerë tashmë ishin larguar, ndërkohë që mbetet ende e paqartë sesi nisi sherri mes tyre.