Pezullohet futja e afganëve në SHBA: Janë identifikuar disa raste me një sëmundje ngjitëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Uashingtoni thonë se kanë pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet më shtetas afganë, në drejtim të Shteteve të Bashkuara, për shkak të rasteve të diagnostikuara me sëmundjen ngjitëse virale atë të fruthit, në mesin e disa afganëve të evakuuar, të cilët kanë mbërritën në vend kohët e fundit.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki u tha gazetarëve të premten se pauza u rekomandua nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve “për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm”.

Ajo tha se katër afganë të cilët ishin diagnostikuar me fruth në Shtetet e Bashkuara janë futur në karantinë në përputhje me udhëzimet e institucioneve të shëndetit publik.

Agjencia “Associated Press” raportoi se pezullimi prek edhe fluturimet nga bazat amerikane në Gjermani dhe Katar.

Më herët të premten, Shtëpia e Bardhë tha se 32 shtetas të tjerë amerikanë si dhe banorë të përhershëm kanë lënë Afganistanin me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Emily Horne tha se 19 ishin larguar me një avion të kompanisë “Qatar Airways” dhe 13 të tjerë nga toka. Ky është fluturimi i dytë me të evakuuar që lejohet nga talebanët që kur trupat amerikane u larguan përfundimisht nga Afganistani.

“Evakuimet e sotme demonstrojnë ndihmën që po u japim amerikanëve, me mundësi të qarta e duke u garantuar siguri për të lënë Afganistanin në mënyra të ndryshme“, tha zonja Horne përmes një deklarate.

Një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, Jalina Porter, tha se Shtetet e Bashkuara ofruan vende në avion, në fluturimin e ditës së premte për 44 shtetas amerikanë, por jo të gjithë zgjodhën të udhëtonin shtoi ajo.

Sipas zonjës Porter rreth 100 qytetarë amerikanë vazhdojnë të jenë ende në Afganistan.

Lexo edhe :  OKB thotë se 383 punëtorë të ndihmës u vranë më 2024

Të enjten, talebanët lejuan fluturimin e parë çarter të Katarit prej aeroportit të Kabulit, fluturimi i parë me të evakuuar që u ngrit që kur Shtetet e Bashkuara përfunduan operacionin e tyre ushtarak në Afganistan më 31 gusht./VOA

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV