Real Madrid kthehet në Bernabeun “e ri” dhe bën një ftesë speciale

Real Madrid është gati të kthehet në Santiago Bernabeu me publikun pas
punimeve për përmirësimin e impiantit.

Los Blancos do të përqafojnë përsëri tifozët në sfidën e së dielës kundër Celta-s.
Mes tyre, do të jenë edhe punëtorët dhe të gjithë ata që kanë marrë pjesë në
modernizimin e stadiumit.

Siç ka shpjeguar Marca, Florentino Perez ka dashur t’i falënderojë personalisht
njerëzit që kanë bërë të mundur kthimin e tifozëve në stadium duke i ftuar në
ndeshjen e së dielës kundër Celta-s.

Një nga punëtorët ka thënë se gjesti i numrit një të Los Blancos është vlerësuar
shumë dhe se rivalët e Atletico-s nuk e kanë bërë një gjë të tillë:

“Janë detaje, na kanë ftuar të shikojmë ndeshjen dhe do të shkojmë. Na kanë ftuar,
ndërsa Cerezo nuk e ka bërë kur kemi punuar te Ëanda Metropolitani. E përsëris,
Real Madrid.