“US Open”/18-vjeçarja, tenistja e parë britanike që fiton titullin pas 44 vitesh

Emma Raducanu është bërë gruaja e parë britanike që pas 44 vjetësh fiton Grand Slam për femra.

18-vjeçarja përfundoi garën e saj të vështirë në New York me një fitore 6-4 6-3 kundër kundërshtares së saj 19-vjeçare, kanadezen Leylah Fernandez.

Përballja e tyre zgjati një orë e 51 minuta dhe ishte finalja e parë e tenisit midis dy adoleshenteve në 22 vjet.

Pas fitores, Raducan u përshëndet nga Virginia Wade, e cila ishte gruaja e fundit britanike që fitoi një trofe në Wimbledon në 1977.

Raducanu është gjithashtu kampionia më e re në moshë, që kur Maria Sharapova triumfoi në Wimbledon në 2004.

Tashmë 18-vjeçarja do të marrë 2.5 milionë dollarë dhe sigurisht do të jetë një nga yjet më të njohur të sportit në Britani.