Babai i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare/ Britney Spears fejohet me të dashurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Ylli i muzikës pop zbuloi lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram të dielën, duke treguar unazën me diamant. “Nuk mund ta besoj”, ka shkruar këngëtarja.

“Çifti zyrtarizuan lidhjen e tyre të gjatë dhe janë prekur thellë nga mbështetja, përkushtimi dhe dashuria që kanë ndaj njëri-tjetrit.“, tha Brandon Coheni, menaxheri i Asghari.

Ky lajm vjen në një kohë kur Jamie Spears, i ati i saj ka kërkuar t’i japë fund kujdestarisë ligjore 13 vjeçare. Asghari ka qenë një ndër mbështetësit e këngëtares në përpjekjen e saj për t’i dhënë fund kujdestarisë së babait të saj.

Spears dhe Asghari filluan të takoheshin në vitin 2016 pasi u takuan në xhirimet e “Slumber Party”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV