Dritan Abazoviç kërcënon të rrëzojë qeverinë, ja çfarë kërkon 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministri malazez Dritan Abazoviç kërcënoi të enjten se do të rrëzonte qeverinë e koalicionit, nëse ministri i brendshëm Sergej Sekuloviç dhe shefi i policisë Zoran Brdjanin shkarkohen, siç kanë kërkuar partnerët e tij në qeveri.

Me katër vende në parlament, koalicioni i Abazoviçit, “E zeza në të bardhë”, është anëtari më i vogël i koalicionit qeverisës prej 41 anëtarësh, i cili ka një shumicë prej vetëm një anëtari në parlamentin e përbërë nga 81 vende.

“I kam thënë kryeministrit dhe kolegëve të mi në qeveri disa herë që ata po e teprojnë. Ka mundësi të mos kemi një ministër të ri të brendshëm, por do të kemi një kryeministër të ri. Unë do të rrëzoj qeverinë”, tha Abazoviç për televizionin lokal Vijesti. “Nuk do ta mbështes më qeverinë, nëse nëse mendoj se ata po bëjnë diçka që është e padrejtë”, shtoi ai.

Kriza e fundit politike në kampin e shumicës qeverisëse erdhi pas protestave të dhunshme në Cetinje, kryeqytetin e vjetër mbretëror të Malit të Zi, të dielën e kaluar, pasi përkrahësit e opozitës dhe grupet e vetëshpallura patriotike u përleshën me policinë, duke u përpjekur të ndalonin emërimin e një serbi të ri në krye të mitropolitit të Kishës Ortodokse.

Ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të hequr barrikadat që ishin ngritur pranë Cetinjes, Patriarku Ortodoks serb Porfirije dhe Mitropoliti i ri, Joanikije, u desh të transportoheshin në Cetinje me helikopterë të ushtrisë.

Protestuesit pretenduan se vendi i inaugurimit në Cetinje ishte një fyerje për luftën e Malit të Zi për sovranitetin dhe pavarësinë nga Serbia, me të cilën ai u bashkua nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në 2006.

Abazoviç e bëri kërcënimin e tij pasi kryeministri Zdravko Krivokapiç akuzoi ministrin e brendshëm dhe shefin e policisë për hezitim për të shpërndarë protestat kundër emërimit të mitropolitit të ri serb.

Lexo edhe :  Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Më 7 shtator, Krivokapiç njoftoi një hetim të brendshëm në polici, duke paralajmëruar se “askush nuk do të kursehet, pavarësisht se çfarë pozicioni kanë apo se cila parti politike e mbron atë”.

“Nëse dikush mendon se policia malazeze duhet të menaxhohet në një mënyrë që ne të mund të kemi përfitime politike, kjo nuk do të ndodhë në kurrizin tim,” u përgjigj Abazoviç.

Por dy blloqet e tjera në qeveri kanë kërkuar një hetim, duke akuzuar ministrin e brendshëm dhe kreun e policisë se kanë refuzuar të zbatonin vendimet e qeverisë për protestën në Cetinje.

Partneri më i madh në qeverinë e koalicionit, Fronti Demokratik pro-serb, i bëri thirrje kryeministrit të shkarkojë Sekuloviçin dhe Brdjanin.

Një tjetër parti partnere, Mali i Zi Demokratik, e sfidoi Abazoviçin të rrëzonte kryeministrin, nëse guxonte. “Forca! Rrëzojeni qeverinë, nëse keni guxim. Sigurisht që nuk keni guxim dhe kërcënimet tuaja janë thjesht një blof, si shumë herë më parë”, tha ajo në një deklaratë për shtyp të premten.

Koalicioni i lëkundur i Malit të Zi u përball me telashe më parë kur Fronti Demokratik e akuzoi Krivokapiçin për bashkëpunim të dobët me partitë në pushtet gjatë emërimit të zyrtarëve të policisë dhe propozimeve të ligjeve.

Qeveria u formua më 4 dhjetor të vitit të kaluar, pasi tre blloqe, Për të ardhmen e Malit të Zi, Paqja është kombi ynë dhe E zeza në të bardhë, fituan një shumicë të ngushtë në parlament në zgjedhjet vendimtare në gusht që i dhanë fund sundimit prej tri dekadash të Partisë Demokratike të Socialistëve.

 

Të fundit

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV