FBI-ja publikon një dokument lidhur me hetimet për sulmet e 11 shtatorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një dokument që sapo është deklasifikuar jep detaje të reja rreth punës së Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) lidhur me hetimet për kontaktet e rrëmbyesve të 11 shtatorit që kishin me bashkëpunëtorët e tyre sauditë në Shtetet e Bashkuara para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ky dokument nënvizon mbështetjen e pretenduar logjistike që një zyrtar konsullor saudit dhe një agjent i dyshuar saudit kishin ofruar për të paktën dy persona që rrëmbyen avionët më 11 shtator 2001. Dokumenti, që u publikua në orët e vona të 11 shtatorit, është dokumenti i parë hetimor që është zbuluar për publikun që prej se presidenti amerikan, Joe Biden javën e kaluar urdhëroi Departamentin e Drejtësisë që të rishikojë dokumentet nga hetimi i FBI-së lidhur me sulmet, në mënyrë që ato të deklasifikohen dhe publikohen gjatë gjashtë muajve të ardhshëm. Dokumenti prej 16 faqesh, që daton nga viti 2016, u publikua pasi Biden së bashku me zyrtarët qeveritarë dhe ish-presidentët amerikanë, mori pjesë në ngjarjet në Nju Jork, Pensilvani dhe Pentagon, për të shënuar 20-vjetorin e sulmeve terroriste. Dokumenti, që ka redaktime të shumta, jep detaje lidhur me disa kontakte dhe me dëshmitë e dëshmitarëve që nxitën dyshimet e FBI-së për Omar al-Bayoumi, i cili supozohej se ishte student saudit në Los Anxhelos, por që FBI-ja dyshonte se ishte agjent i inteligjencës saudite. Dokumenti i FBI-së e përshkruan atë si një person thellësisht të përfshirë në ofrimin “e ndihmës për udhëtim, strehim dhe financim” për dy rrëmbyesit pasi ata arritën në SHBA në shkurt të vitit 2000. Ky dokument po ashtu përshkruan një intervistë më 2015 të një personi i cili po aplikonte për marrjen e shtetësisë amerikane dhe që vite më parë kishte pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas sauditë. Qeveria saudite në vazhdimësi ka mohuar çdo përfshirje në sulmet, ku janë vrarë pothuajse 3,000 persona dhe ky dokument nuk ofron asnjë dëshmi se Qeveria saudite ishte e përfshirë në këtë ngjarje.

Lexo edhe :  Donald Trump harron ditëlindjen e Melanias: Nuk pata kohë për një dhuratë

 

11 shtator 2001: Dita e terrorit që ndryshoi botën

 

Më herët gjatë kësaj jave, Ambasada saudite në Uashington tha se çdo pretendim për përfshirjen e Arabisë Saudite ishin “kategorikisht të rreme”. Po ashtu, ky institucion tha se mbështet deklasifikimin e të gjitha dokumenteve, në mënyrë “që t’i jepet fund pretendimeve kundër Mbretërisë njëherë e mirë”. Vendimi i Bidenit për të lejuar deklasifikimin e dokumenteve erdhi pasi një grup i familjarëve të viktimave, që po duan të padisin zyrtarët e lartë sauditë për përfshirje në sulmet, i kërkuan presidentit Biden që të mos marrë pjesë në ceremonitë për shënimin e përvjetorit të 20-të të sulmeve, nëse ai nuk urdhëron publikimin e këtyre dokumenteve. Ka pasur spekulime për përfshirjen e sauditëve në sulme që prej se pak kohë pas sulmeve u zbulua se 15 nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin sauditë. Osama bin Laden, që atëbotë ishte lider i Al-Kaidës, vinte nga një familje e njohur saudite. SHBA-ja ka hetuar disa diplomatë sauditë dhe të tjerë që kanë pasur lidhje me Qeverinë saudite, e të cilët kishin njohur rrëmbyesit pasi ata kishin ardhur në SHBA, thuhet në dokumentet që tashmë janë deklasifikuar.

 

 

 

 

 

Të fundit

I ra sipër masivi i kromit, familjarët e 29-vjeçarit ende asnjë shenjë nga i riu

Kushëriri i 29-vjeçarit Ardit Beshiri që u zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit në...

I dënuar me burg për marrëdhënie sek*uale dhe homosek*uale me të mitur! Kapet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” ka rënë...

Kjo është ora e ditës në të cilën jemi më të trishtuar dhe më të lumtur

Dihet që humori ndryshon në varësi të stinëve të vitit, ditëve të javës, apo situatave që kalojmë në përditshmëri. E hëna e tretë e...

Tedi Blushi: Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për situatën sipas tij alarmante në...

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare!

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV