Piramida e Keopsit, “libri shkencor i shkruajtur në gur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piramidat janë varre gjigante. Sipas traditës e besimit egjiptian, pasi vdiste faraoni, trupi i tij futej në një varr gjigant në Piramidë. Në to futeshin mjafte ushqime, stoli, e zbukurime madje dhe skllevër qe duhet te shoqëronin faraonin e tyre. Ndërtimi i piramidave kërkonte kohë të gjatë. Tre janë piramidat më të mëdha: Keopsi, Kefre dhe Mikerino.

Piramida e Keopsit është më e madhja nga tre piramidat kryesore në Giza dhe piramida më e lartë në botë. Ajo u ndërtua nga faraoni Keops gjatë viteve 3100 p.e.s – 2700 p.e.s. Ka një lartësi prej 146m dhe gjatësinë e çdo brinje të bazës e ka 227 m. Përbehet nga 2 500 000 blloqe me masë prej 2 – 5 tona secila. Kështu masa e piramidës i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnë 203 shkallë me lartësi mesatare prej 1 metri Talesi i Miletës ishte një shkencetar.Ai, duke shfrytëzuar ngjashmerinë e trekëndëshave kënddrejtë dhe barakrahësh, arriti të njehësoj lartësinë e piramidës së Keopsit.

Piramida e Keopsit është quajtur nga shkencëtarët “Libër shkencor i shkruajtur në gurë” pasi :
-Meridiani që kalon nga maja e piramidës, e ndante në dy pjesë të barabarta deltën e lumit Nil dhe përputhej me drejtimin veri-jug
-Lëvizjet e hijes së piramidës shënonin orët e ditës dhe jepnin dhe datat e sakta të ekuinokseve dhe solsticeve.
-Duke e shumëzuar me një miliard lartësinë që do të kishte piramida, nëse faqet e saj do të ishin zgjatur deri në majën e saj, do të kemi 148 208 000 km, numër që është afërsisht i barabartë me largësinë në km nga Toka deri në Diell. Per ndertimin e kesaj piramide punuan rreth 100000 skllever per 30 vjet. Ky bllok gjigand prej guri(pra guret e medhenj nga te cilet perbehet)mjaftojne per te bere nje mur 3 metra te larte dhe 0.3 metra te gjere qe te rrethoje te gjithe francen. Per te transportuar te gjitha materialet qe duhe per ndertimin e kesaj piramide duhen rreth 9000 trena,me 50 vagone secili. Sot kjo piramide vizitohet nga shume turiste,qe vijne nga e gjithe bota.
Zbulimet arkeologjike kanë treguar se piramidat nuk janë ndërtuar vetëm në Egjipt, por dhe në Amerikën Qendrore, në Evropë.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV