Rama publikon mesazhin e Placido Domingos dhe Ermonela Jahos: Ju presim më 15 shtator në TKOB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhin e dy prej ikonave të muzikës operistike botërore Ermonela Jaho dhe Placido Domingo për të përshëndetur mëngjesin e sotëm.

Bëhet fjalë për një ftesë për të qenë të pranishëm më 15 shtator në mbrëmjen gala të organizuar për inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit pas rikonstruksionit.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me mesazhet e dy kolosëve të skenës operistike botërore, Ermonela Jaho e Placido Domingo, ju uroj një javë të mbarë?”, shkruan Rama.

Sopranoja Ermonela Jaho falënderon të gjithë ata breza artistës që kontribuuan në themelimin dhe krijuan një traditë të TKOB.

“Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që të marr pjesë në hapjen e Teatrit tonë Kombëtar të Operas dhe Baletit në mes të artistëve të mi bashkëkombas dhe me pjesëmarrjen e legjendës së operës botërore Placido Domingo. Një falënderim i madh për të gjithë ata breza artistësh që kontribuuan në themelimin dhe krijuan traditën e këtij institucioni. Një falënderim i veçantë për të gjithë ata që ideuan dhe realizuan këtë projekt. Kur punojmë të gjithë së bashkë drejt të njëjtit qëllim, asgjë nuk është pamundur. Ju pres të gjithëve në datën 15 në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Galanë e hapjes së teatrit”, shprehet ajo në mesazhin e saj.

Ndërsa tenori Placido Domingo shprehet i nderuar që do të këndojë në Tiranë.
“Të dashur miq në Tiranë. Jam i nderuar të këndoj në ceremoninë “Grand-Gala” për Inaugurimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Tiranës. Pas 5 vitesh ky teatër më në fund do të vijë në jetë. Është një gëzim për mua që të jem me ju për këtë mbrëmje speciale, me kolegë të mrekullueshëm. Shihemi në 15 shtator, për ta shijuar të gjithë së bashku skenën e re pas rikonstruksionit të plotë”, deklaron Domingo.

Të fundit

GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për vendimet e gjyqtares Irena Gjoka. Pala mbrojtëse kërkoi...

Në Shqipëri ka mungesë fuqie punëtore, por punëdhënësit kërkojnë “eksperiencë”

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues për të rinjtë dhe...

Votat preferenciale nga diaspora/ Celibashi: Janë edhe 50 mijë fletë votimi pa numëruar

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një konferencë për mediat, tha se kanë rezultuar rreth 2 mijë fletë votimi të pavlefshme. “201 795 numri i fletëve të...

KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e pranverës për periudhën 2025–2026, ku parashikon një ngadalësim të ritmit të rritjes ekonomike në Shqipëri. Sipas projeksioneve të...

Një telefonatë nga Tirana fut në ‘sherr’ Melonin me Macronin

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Lajme të tjera

Web TV