Apple rrit sigurinë ndaj softuerit të spiunimit Pegasus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit të përgjimeve të bërë publike muaj më parë, në të cilën programi i spiunimit Pegasus përgjonte disa nga kompanitë më të mëdha dhe liderët ndërkombëtarë, mes tyre edhe presidentin francez Emmanuel Macron, kompania Apple ka bërë një përditësim të sigurisë.

Apple tha se po e bënte këtë përmirësim për pajisjet iPhone dhe iPad sepse një program “i krijuar me qëllim të keq” mund t’i hakojë ato. Për shkak të një mangësie, Apple i mundësonte Pegasusit të bëjë përgjime të pajisjeve. Pegasus mund të të prekë pajisjet edhe nëse përdoruesi nuk shtyp asnjë buton.

Studiuesit në “Citizen Lab”, një organizatë mbikëqyrëse e sigurisë kibernetike në Kanada, e gjetën problemin derisa analizuan telefonin e një aktivisti saudit, të cilit i ishte përgjuar telefoni.

 “Ne erdhëm në përfundim se kompania e spiunazhit NSO Group përdori këtë dobësi për të shfrytëzuar dhe infektuar nga distanca pajisjet e fundit të Apple me softuerin e spiunimit Pegasus”, shkroi Citizen Lab në një postim.

Përmes një deklarate, kjo kompani tha se “do të vazhdojë t’u sigurojë teknologji agjencive të inteligjencës dhe atyre të zbatimit të ligjit në të gjithë botën për të luftuar terrorin dhe krimin”.

Pegasus mund të ndezë kamerën ose mikrofonin e një telefoni dhe të mbledhë të dhënat e tij.

Institucioni i mbrojtjes i Izraelit ka krijuar një komitet për të rishikuar biznesin e NSO, përfshirë procesin përmes të cilit jepen licencat e eksportit.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV