Intervistë me Z.Shpëtim Oseku, Administrator i Agro Iliria Group
Z.Oseku : Çfarë përfaqëson Agro Iliria Group … cilët janë ideatorët dhe mbështetësit financiarë të kësaj inisiative private në sferën e prodhimit dhe agropërpunimit?
Agro iliria është i vetmi grup buqësor-agrar i institcunalizuar, pra agro iliria, është një instuticion që operon në fushën e prodhimeve bujqësore, agropërpunimit, import-eksporteve, etj. Ideatorë dhe krijues të kësaj shoqërie janë Ilir Trebicka dhe Shpëtim Oseku, administrator dhe bashkë pronar. Agro iliria është një inisiativë dhe investim tërësisht privat. Deri më sot, nuk ka akoma asnjë investim apo mbështetje financiare nga qeveria, ndonjë fondacion apo grup financiar.
Z.Oseku : Cila është historia e krijimit të saj, motivet dhe objektivat kryesore të aktivitetit të Agro Iliria Group?
Agro Iliria Group është themeluar si shoqëri në vitin 2015, bazuar në lagunën e Karavastasë nëpërmjet një plani fillestar investimesh prej 6.6 milion euro dhe sipërfaqe prej 1100 ha, me synim që të vëri në shfrytëzim mjaft terrene të kripura të kësaj zone.
Në vitin 2018, Këshilli i Investimeve Strategjike i dha Agro Iliria Group statusin e investitorit strategjik dhe një koncesion prej 800 hektarësh me kosto 1 euro për 99 vjet përdorim. Synohet mbjellja dhe futja në përdorim e prodhim e 700 ha me kulturën e shegës dhe 170 ha për agroturizëm.
Z.Oseku : Cilat janë aktivitetet dhe produktet kryesore të Agro Iliria Group?
Agro Iliria Group prodhon Shegë në 4 variete të tipit izraelit dhe dhe një produkt më të vecantë si “goji berry”.
Z.Oseku : A keni ndeshur vështirësi e pengesa ligjore, institucionale e burokratike në rrugëtimin tuaj si Administrator i Agro Iliria Group?
Po. Jo gjithshka ka qenë e lehtë për tu zgjidhur në rrugëtimin tonë. Agro Iliria Group mori në përdorim toka mjaft të vështira për tu kultivuar që vetëm profesionistët e kuptojnë si vështirësitë por dhe përfitimet nga kultivimi i tyre me yeknikat dhe teknollogjitë e duhura moderne.
Brenda vetëm 4-5 viteve arriti ti kthejë këto toka të vlerësuar si jo-produktive në toka produktive, mundi ti shndërrojë kriporet pothujase të braktisura të Karavastasë në një “uzinë”të vërtetë prodhuese, duke u evidentuar si një shembull i mirë e eficent edhe në nivel europian e ndërkombëtar.
Z.Oseku : Cfarë keni bërë ju për të garantuar cilësinë dhe standartet e larta të produkteve tuaja?
Ne kemi përdorur e vazhdojmë ta zgjerojmë gamën e teknollogjive moderne adekuate për kulturat që kultivohen në toka të kripura duke u evidentuar si një rast model edhe në nivel ndërkombëtar për prodhime në tokat e kripura. Prodhimet tona janë cilësore, zhvillohen në kuadrin e një bujqësie të qëndrueshme e miqësore me mjedisin.
Z.Oseku : Produktet tuaja janë kryesisht për tregun e brendshëm apo për eksport jashtë Shqipërisë në tregjet rajonale e europiane?
Në sasinë aktuale të prodhimeve nga ana e Agro Iliria Group, vetëm 20% e prodhimit mund të shitet në Shqiperi, ndërsa pjesa tjetër eksportohet në disa vende europiane. Agro Iliria Group Agro ka klientë deri në Kanada. Ne synojmë që të bëhemi një faktor i rëndësishëm në shtimin e eksporteve bujqësore e agroindustriale shqiptare.
Z.Oseku : Sa e mundshme apo e vështirë është për një kompani si Agro Iliria Group që të jetë konkuruese në tregjet europiane?
Shtimi i sasisë së eksporteve dhe mbi të gjitha rritja e nivelit të konkurrueshmërisë është një nga sfidat tona themelore. Agro Iliria Group shumë shpejt do të bëhet pjesë dhe pse jo, edhe faktor ndikues në cmimet e bursës së mesdheut.
Tokat e kripura duan shumë punë dhe mjaft investime që jo gjithmonë rezultojnë maksimalisht produktive, por cilësia e tyre është e pa konkurueshme.
Z.Oseku : Mendoni se politikat fiskale dhe ato agrare në Shqipëri ju ndihmojnë për të patur prodhime cilësore dhe konkurrueshmëri të lartë në tregjet europiane?
Eshtë pak e koklavitur kjo pyetje. Megjithatë, mund të them, nisur dhe nga eksperienca gati gjashtë vjecare e aktivitetit tonë, vlerësoj shumë mundësitë që na krijoi statusi i investitorit strategjik. Me vlerë janë dhe mundësitë potenciale, të cilat deri tani nuk janë shfrytëzuar apo aplikuar për tu bërë pjesë e financimeve specifike për bujqësinë dhe zhvillimin rural të BE në Shqipëri.
Ndërkohë, do donim që në Shqipëri të kishte politika e masa mbështetëse konkrete për nxitjen e eksporteve dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Shumë ligje, vendime e masa janë në funksion dhe favor të fermerëve të vegjël, ndërkohë që mungojnë ato mbështetëse e specifike për sipërrmarje të nivelit të Agro Iliria Group.
Z.Oseku : Cilat janë objektivat tuaja kryesore për të ardhmen në lidhje me zgjerimin e prodhimit, përmirësimin e cilësisë, futjen e teknollogjive të reja, përmirësimin e profesionalizmit të stafit tuaj, etj?
Agro Iliria Group është një sipërrmarje e instuticion që përveç bordit drejtues financiar, ka dhe grupin këshillimor prej 7 profesionistësh nga Izraeli dhe Italia dhe 4 ekspertë të shquar shqiptarë. Agro Iliria Group synon dhe ndërtimin e një instituti shkencor.
Agro Iliria Group synon që brenda 5 viteve të ardhshme të bëhet shoqëria më e madhe bujqësore edhe në nivel europian, për mbjelljen e shegëve me mbi 600 ha të tilla Agro Iliria Group do ndërtoj ë një nga fabrikat e prodhimit të lëngut të shegës më të mëdha në Europë.