Fjolla Morina lirohet nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i saj Fanol Krasniqi. Sipas avokatit, gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe këngëtares i është ndërprerë masa e paraburgimit.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtes ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për Gazetën Express.

Fjolla Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Këngëtarja u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i parë i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të shkuar, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Pas arrestimit në Morinë ajo doli nga qelia, pasi gjykata e Kukësit vendosi për të masën “arrest shtëpie”. Mirëpo, pas disa javësh këngëtarja u arratis. Gjatë arratisë ajo organizoi edhe ceremoninë e martesës me partnerin e saj Fisnik Syla në Maldive.

 

Të fundit

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

PS nis festën në Korçë për votat e diasporës, thelloi rezultatin

Është mbyllur numërimi i votve të diasporës të ardhura nga Greqia për qarkun e Korçës. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se me mbylljen...

Diaspora votë masive për PS-në, në Gjirokastër merr 76,1 %

Ndërkohë në 11 qarqe të tjerë socialistët kanë kryesuar bindshëm ku rezultatin më të thellë e kanë arritur në Gjirokastër me 76.1 % të...

Shqiptarët e diasporës zgjedhin të preferuarit e tyre! Braçe i pari

Pas përfundimit të numërimit të zarfeve me votat e diasporës për subjektet politike, në Parkun Olimpik është duke u vijuar me numërimin e votave...

Lajme të tjera

Web TV