Procesi i Berlinit dhe Open Balkan, dy linja në të njëjtën rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Kancelarja Angela Merkel, viztat e saj jashtë vendit në përfundim të mandatit të saj pasi qëndroi 16 vite në drejtimin e Gjermanisë dhe mbajti “gjallë” BE-në, vendosi tia kushtojë Ballkanit Perëndimor. Një domethënie e madhe edhe për pasardhësin e saj, por edhe për vetë BE-në. takimi përmbyllës i vizitës në Ballkan Merkel e bëri në Tiranë ku u takua me të gjithë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, deklaroi se Procesi i Berlinit nuk ka dështuar, pasi sipas saj, shumë gjëra kanë ndryshuar në drejtimin e bashkëpunimit. “Janë procese që kanë nisur, si rrjeti i shkëmbimeve rinore apo shkencore. Mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar në drejtimin e bashkëpunimit. Rama dhe Vuçiç janë takuar disa herë dhe mendoj se kanë ndryshuar shumë gjëra dhe shumëçka është në rrugën e duhur”, deklaroi Kancelarja Merkel. Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se duhet të shihet gjithçka në kontekstin historik. “Besoj se duhet ta shikojmë këtë proces në kontekst historik. Kur kancelarja na ftoi për këtë proces në 2014, ishte hera e parë që liderët e të gjitha vendeve uleshin në një tryezë jo për t’u vrarë, as për të folur për të shkuarën, por për të folur për të ardhmen. Ky proces i hapi rrugë vendosjes së një komunikimi në funksion të zhvillimit rajonal. Procesi i Berlinit ka nevojë për kohën e vet, mekanizmat për t’u vënë në lëvizje janë të avashtë. Edhe Ballkani i Hapur është rezultat i këtij procesi, pasi ky proces na bëri të kuptojmë se nga bashkëpunimi mund të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët”, u shpreh Rama. Ai nënvizoi se nisma “Open Balkan” është “pjellë e Procesit të Berlinit” dhe jo në kontradiktë me të. “Open Balkan është pjellë e Procesit të Berlinit, nuk është në kontradiktë me Procesin e Berlinit. Është mekanizëm për të përshpejtuar Procesin e Berlinit”, theksoi Rama. Sipas kreut të qeverisë, rezultatet e Open Balkan kanë filluar të flasin dhe do të flasin gjithmonë e më shumë. “Open Balkan është mjeti i rajonit për të implementuar Procesin e Berlinit. Gjëja tjetër e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që kjo nismë është e organizuar nga forca të treta apo janë të hedhura nga BE për të na gënjyer neve, që mos të na fusin kurrë në BE, janë dokrra. Kancelarja në 2014 tha: “Ju nuk jeni në Bashkimin Evropian, por jeni evropianë. Punoni që rajoni të ngrihet ekonomikisht, politikisht dhe nga ana sociale. Nuk kemi pse presim për të ndërtuar autostrada apo tregje të përbashkëta”, u shpreh Rama. Më tej, kryeministri shtoi: “Sot, Ballkani Perëndimor është një vend shumë më i mirë seç ishte para se Angela Merkel të niste Procesin e Berlinit. Merkel do t’i mungojë këtij rajoni”.

Lexo edhe :  'Së bashku do ta çojmë Shqipërinë drejt majës'/ Rama thirrje emigrantëve: Fjala juaj vlen

Kurti: ‘Open Balkan’ na largon me Shqipërinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se asnjëherë Kosova nuk do t’i harrojë krimet e kryera nga Serbia dhe se nisma e “open Ballkan” nuk do të nënshkruhet nga Kosova, duke i qëndruar vetëm “Procesit të Berlinit” të nisur që në vitin 2014. “Ne jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore por nuk mund ta kompensojmë me territor Serbinë për humbjet si shtet që ia ka shkaktuar Millosheviç. Ritheksoj që krimet e kryera gjatë luftës janë një gjë që nuk do ta harrojmë kurrë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë për të kërkuar drejtësi. Presidenti i Serbisë e mohoi masakrën e Reçakut”- u shpreh ai. Ai mohoi se kancelarja Merkel i ka kërkuar të bashkohet në nismën e Ballkanit të Hapur. Indirekt u shpreh edhe kundër qëndrimeve të Ramës, teksa theksoi se “bëjnë gabim ata njerëz që ushtrojnë trysni mbi Kosovën në lidhje me këtë çështje, pasi trysnia duhet të jetë mbi Serbinë si detyrë e çdo shqiptari”. “Ne shpjeguam qëndrimin tonë dhe ajo u interesua për mbarëvajtjen e dialogut që po bëhet ne Bruksel. Në dialog ka mospajtime të thella. Kur ka kërkesa të serbëve të Kosovës unë jam i gatshëm t’i dëgjoj mirëpo ankesave të Serbisë për humbjet që ajo i ka pësuar si shtet i padrejtë gjatë kohës që ka okupuar Kosovën nuk bëj dot gjë. Gjatë takimit unë falenderova Merkel për rolin dhe mbështetjen e saj. Merkel nuk më kërkoi që Kosova të përfshihet në Open Balkan. Ne nuk e konsiderojmë në interes të Kosovës të bëhemi bashkë në këtë nismë. Për raporte normale në Ballkan nuk duhet të ndryshojë Kosova, por Serbia. Bëjnë gabim ata që ndërtojnë trysni mbi Kosovën. Trysnia duhet të jetë mbi Serbinë që mohon krimet. Kjo është detyrë e çdo shqiptari”- tha Kurti. Më tej Kurti shtoi se së shpejti do të ketë një takim me kryeministrin Rama ndërkohë që tha se pas 3 ditësh do të jetë në Shkup për një takim mes dy qeverive. “Procesi i Berlinit është i nevojshëm edhe i mjaftueshëm për rrugëtimin Europian. Ballkani jo vetëm nuk është 3 shtete por nuk është as 6 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Shkupit, por iniciativa të tilla nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda. Kosova është një shtet i pavarur për të cili ne duhet të angazhohemi të kërkojmë njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë. Në takim theksova se çdo mirëkuptim i tillë i kushton Kosovës. Ne do të kemi një takim edhe me qeverinë e Shqipërisë. Sa të formohet qeveria ne do të fillojmë iniciativën për takimin. Ne kemi shumë gjëra që na largojnë dhe afrojnë por kjo gjë na ndan”- tha Kurti.

Të fundit

Padia ndaj Bardhit, SPAK kërkon shpalljen fajtor për deputetin demokrat

Në procesin që po mbahet në gjykatën e Posaçme për deputetin demokrat i paditur për shpifje nga ish-drejtori i...

“Fshesa” e Trump! Shkarkohen mijëra punonjës të qeverisë amerikane në periudhë prove

Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvogëluar numrin e punonjësve të qeverisë federale, punëdhënësit më të madh të vendit,...

Studim i ri: Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit rrezikun e ndalimit të zemrës

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe studiuesit dyshojnë...

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar (Emri)

Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Mësohet...

Mot i paqendrueshëm, vranësira dhe reshje/ Si do të jenë temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Meterologia Lajda Porja thotë se të paraditen e së shtunës do të ketë reshje shiu,...

Lajme të tjera

Web TV