Vëllai i Sabrina Bengajt kërkon drejtësi: Ai ishte dhelpër, na e punoi pas krahëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesëtarë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë dalë pasditen e së mërkurës në protestë për rastin e vrasjes së Sabrina Bengajt. Nga ambientet jashtë ministrisë së Punëve të Brendshme, protestuesit kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë ku edhe ndodhen aktualisht.

Më herët për mediat ka folur edhe vëllai i të ndjerës i cili u është bashkuar protestuesve. Ai është shprehur se fajtore janë autoritetet që e nxorën vrasësin nga burgu dhe kërkoi drejtësi.

Ai e cilëson Elton Metën një dhelpër që “diti ta luajë mirë rolin.”

‘’Ata janë  fajtorët që e nxorën nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë, ka thënë që gjoja ka qenë i sëmurë. Ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve.‘’

Protestuesit mbajnë në duar pankarta në të cilat janë shkruar mesazhe si “Dua të shkollohem, burri nuk është institucion emancipues”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi, ku janë vaksinat?” “Raporto dhunën dhe kërko ndihmë” etj.

Kujtojmë se Elton Metaj e qëlloi për vdekje Sabrinën mbrëmjen e së premtes në Zhupan të Fierit. Sipas nënës së vajzës ai e qëlloi Sabrinën “me bukë në gojë”. Pas një debati të shkurtër verbal Metaj e qëlloi sapo ajo ktheu shpinën.

Më  20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë. /abcnews.al/

Lexo edhe :  Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kush përfiton

   

Të fundit

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai...

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Starmer vijon thirrjet: Situata në Gaza duhet të ndryshojë rrënjësisht

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Sier Keir Starmer ka bërë sërish thirrje për situatën në Gaza, duke thënë që duhet të ndryshojë rrënjësisht. Dje ai...

Lajme të tjera

Web TV