VAR-i në Superiore/ Kalohet prova, a do vijojë deri në fund?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sistemi VAR i përdorur për herë të parë në vendin tonë ka dhënë efektet pozitive që në javën e parë të ndeshjes së futbollit në kategorinë superior. Nga pesë takimet e zhvilluara në katër prej tyre është dashur ndërhyrja e VAR duke përcaktaur dy openallti, lënë gol të rregullt një tjetër që në fillim u dha si pozicion jashtë loje. Të gjithë dolën të kenaqur, por pikëpyetjet mbesin nëse do të vijohet deri në fund të kampionatit apo jo. Teknologjia ka dhënë efektet pozitive, por ata që e përdorin janë po gjyqtarët që janë akuzuar nga të gjithë ekipet elitë të futbollit tonë. VAR u konfirmua si një domosdoshmëri në kampionatin tonë. Nëse vazhdon të ruajë këtë standard, me siguri do të rrisë edhe besueshmërinë e mijëra tifozëve.
Ku u perdor me sukses VAR-i

TEUTA-PARTIZANI 1-0

Gjyqtarë: J. Xhaja, A. Zalla, M. Shazivari (Tiranë)/ Në VAR: K. Meta, D. Myftari (Tiranë)

55’ Rast i artë për Partizanin me anë të Tedi Carës. Gjuajtja e sulmuesit ndalet nga dora e hapur e mbrojtësit Ivanoviç, por arbitri kryesor vijon lojën pasi nuk e pikas rastin.
Por rasti kontrollohet me sistemin VAR, gjyqtari Xhaja merr sinjal që të ndërpresë aksionin dhe pasi e shikon edhe vetë rastin e dyshimtë, akordon penallti për Partizanin. Vendim i drejtë, VAR-i në këtë rast shpëton Xhajën. Por, VAR-i mund të ndërhynte pas penalltisë së gjuajtur nga Zhunior, pasi ka pasur hyrje lojtarësh në zonë pa u gjuajtur topi. Penalltia duhej përsëritur.

LAÇI-VLLAZNIA 3-5

Gjyqtarë: K. Cjapi, I. Tartaraj, O. Grabova (Fier)/ VAR: J. Xhaja, A. Koçiaj (Tiranë)

Ndeshja Laçi-Vllaznia, e cila prodhoi 8 gola, u gjykua nga Kreshnik Cjapi, ndërsa në dhomën e VAR-it ishte Juxhin Xhaja dhe Ani Koçiaj. Në minutën e 7-të, Hakaj u pengua në zonën e Laçit nga Ignjatoviç, por Cjapi sinjalizoi vazhdimin e lojës duke mos akorduar direkt penallti.
Më pas, i sinjalizuar nga VAR-i, arbitri shkoi vetë për të konfirmuar rastin përmes pamjeve filmike. Pas tri minutave ndërprerje ai vendosi të japë 11-metërsh për Vllazninë.
Ndërkohë, gjatë 90 minutave në Laç pati edhe një moment të diskutueshëm kur Da Silva pretendoi për faull të Roganoviçit, por Cjapi nuk e akordoi dhe në vijimin e aksionit Zarubica shënoi. Ky moment në minutën e 34-t u konsiderua i rregullt.

TIRANA-SKËNDERBEU 4-2

Gjyqtarë: E. Jorgji (Elbasan), R. Avdo, D. Rexha (Tiranë)/ VAR: K. Meta, N. Bregasi (Tiranë)

Tirana-Skënderbeu u gjykua nga treshja e FIFA-s Jorgji, Rexha e Avdo. Gjyqtarin e FIFA-s e shpëtoi VAR-i, sepse elbasanasi dha penallti që më pas rezultoi se nuk ishte. Kryesori u tregua i rreptë me kartonët, korrektësi që solli përjashtimin e Zguros pas dy kartonëve të verdhë.
45-1′ Enea Jorgji akordon 11-metërsh. Sipas tij, Hoxhallari ka goditur në kofshë Bismarkun duke e penguar brenda zonës. Gjyqtarët e VAR-it këshillojnë që nuk është penallti. Jorgji i kontrollon vetë pamjet dhe vendos vetëm fundore. Pa VAR-in do të ishte një gabim.
46′ Zguro bën një faull në mesfushë ndaj Xhixhës, Jorgji nuk e fal. Nxjerr kartonin e dytë të verdhë e kapiteni jashtë me të kuqe. Vendim i drejtë i kryesorit që nuk toleron, ndonëse mund të kishte kaluar me një këshillim, meqenëse ishte faulli i parë i pjesës së dytë.
68′ Nga Skënderbeu kërkohet një penallti për prekje të topit me dorë të Mensahut në zonë. Është vetëm karambol. Gjyqtari nuk mendon as VAR-in. Vendim i drejtë i gjyqtarit. Topi që goditet nga Xhixha godet korçarin në këmbë dhe më pas ndalet nga dora. Nuk është penallti.

Lexo edhe :  Historike/Thyhen barrierat nacionaliste, flamuri i Kosovës ngrihet në Beograd

EGNATIA-KUKËSI 1-3

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, E. Gjoka (Lezhë)/ VAR: F. Lata (Durrës), D. Rexha (Tiranë)

23′ Topi vjen nga e majta nga Hila dhe ka duel mes portierit Duriç dhe Lulajt. U mendua se lojtari i Kukësit shkaktoi faull kundër portierit, por pas kontrollit me VAR, goli u konsiderua i rregullt.
29′ Magani pëson shtyrje nga pas dhe humbet ekuilibrin duke u rrëzuar në zonë. Gjyqtari Hamiti vijon lojën dhe quan gjithçka të rregullt. Ka pakënaqësi te rrogozhinasit që kërkojnë penallti.

KASTRIOTI-DINAMO 0-2

Gjyqtarë: K. Meta, N. Bregasi, A. Koçiaj (Tiranë)/ Në VAR: E. Jorgji (Elbasan), A. Zalla (Tiranë)

Takimi Kastrioti-Dinamo u gjykua nga një treshe nga kryeqyteti me kryesor Kridens Metën, ndërsa në dhomën VAR ishin Enea Jorgji dhe Arbër Zalla. Rastet për moviolë nuk munguan, madje ndërhyrja e VAR-it e shpëtoi anësorin Koçiaj që te goli i dytë i Dinamos sinjalizoi për pozicion jashtë loje, gabim i cili u riparua më pas.
20′ Ibraimi hedh një top pas krahëve të mbrojtjes krutane dhe Çinedu me parabolë e dërgon në rrjetë. Anësori sinjalizon për pozicion jashtë loje. Pas skanimit të rastit nga VAR-i, gjyqtari Meta ndryshon vendim dhe me të drejtë jep gol, pasi Çinedu ishte në pozicion të rregullt.
28′ Gavazaj rrëzohet pas ndërhyrjes së portierit Sali dhe Nezirit, por s’ka penallti për arbitrin. E dyshimtë si rast, por as Meta dhe as VAR nuk u japin të drejtë pretendimeve të Dinamos.
45′ Greca rrëzohet pas kontaktit me Isaevskin brenda zonës. Duket sikur ka shtyrje të maqedonasit ndaj lojtarit të Kastriotit, por sërish nuk ka reagim as nga VAR-i dhe as nga Meta. Rast i dyshimtë.

Të fundit

Gjatë vizitës zyrtare, Rama nderohet në Izrael me medalje të veçantë

Kryeministri Edi Rama pritet të vlerësohet me Medaljen Presidenciale të Nderit akorduar nga Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog. Ky...

Borë në prill, Korça zbardhet nga flokët e bardha të borës së vonuar (PAMJE)

Borë në prill. Korça zbardhet dhe duket si në endërra. Po kështu edhe verilindja e vendit, borë dhe shi. Edhe ftohtë. Diçka e pzakontë...

“Po shkunden plakat” – Njihuni me të vërtetën e historisë së mitit

Sipas rrëfimeve nga brezi në brez, ndryshimet e motit në fillim apo në fund të muajit mars lidhen me “mitin e plakave”. Ndodh që...

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju merret Spaku nga mëngjesi në...

Pas regjistrimit si persona juridik, OJF-të 40 ditë afat për deklarimin e pronarit

Organizatat jofitimprurëse të regjistruara si persona juridik, duhet të bëjnë edhe regjistrimin e pronarit përfitues në Regjistrin e Pronarëve Përfitues (RPP). QKB njofton se afati...

Lajme të tjera

Web TV