Zbardhet programi i qeverisë “Rama 3”, ku do fokusohet mandati 4-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Një ditë para se të marrë votëbesimin në Parlament qeveria Rama ka shpallur programin e saj të ndarë në disa pika. Gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Edi Rama nuk doli me një program të mirëfilltë për të qeverisur për një mandat të tretë, por ai tha se do të vijonte punët e nisura gjatë mandatit të dytë, dhe sidimos do fokusohej në dy shtyllat kryesore: pas tërmetit dhe pandemia. Megjithatë kryeministri do të shpalos sot programin e qeverisë ‘Rama 3’. Programi është me 42 faqe, ku përcaktohen edhe 5 shtylla kryesore mbi të cilat do të fokusohet qeverisja përgjatë mandatit të saj 4-vjeçar. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia dhe mirëqenia për të gjithë, për një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë, janë dy nga pikat kryesore të këtij programi qeverisës. Ndërkohë që me rëndësi ngelet edhe psektorët që lidhen me modernizimin për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve, familja si dhe fokusi te një Shqipëri e fortë dhe me do të ketë vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet. ”Qeverisja nuk është zanat por mandat i deleguar nga populli për ta ngjitur vendin më lart në shkallën e zhvillimit. Mandat i tretë i kësaj mazhorance është historik dhe vendimtar për Shqipërinë e dekadës që sapo ka filluar dhe sidomos për hapat që do të shoqërojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja pse programi qeverisës është konceptuar si një plan i kujdesshëm dhe i detajuar reformash dhe aksionesh, që synon të materializojë në çdo qelizë të qeverisjes vizionin “Shqipëria 2030”, një projekt madhor që mishëron ambicien tonë për ta çuar Shqipërinë në nivelin tjetër të zhvillimit”, thuhet në program. Në program theksohet se pas dy fatkeqësive, Partia Socialiste dhe shteti ka themele të fortë. “Pas dy mandateve sfiduese për qeverisjen socialiste, pas mandatit të parë gjatë të cilit u jetësuan reformat më të vështira por të domosdoshme për vendin dhe pas mandatit të dytë ku përballuam me sukses dy fatkeqësi të njëpasnjëshme, si tërmeti dhe pandemia, sot kemi themele të forta mbi të cilat do të ndërtojmë Shqipërinë 2030, një shtet europian që vendos një tjetër standard të qeverisjes në shërbim të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në program. Sipas programit të shkruar, mandati i tretë “organikisht nis me objektiva të qarta për mënyrën si do të ndërtojmë, hap pas hapi, të ardhmen tonë europiane, duke u mbështetur së pari në 5 shtylla kryesore: Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë.  Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë”, thuhet në program.

Mirëqënia e fëmijëve

Mandati i tretë i Qeverisë ‘Rama’ do të fokusohet edhe në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Në programin qeverisës thuhet se  prindërve që nuk bëjnë dot fëmijë, nga viti 2022 do tu ofrohet falas paketa e fertilitetit. Për familjet me të ardhura deri në 100 mijë lekë në muaj, qeveria do të ofrojë 10 mijë lekë për çdo familje që të heqin shpenzimet e çerdhes ose kopshtit çdo muaj. Ndërkohë do të krijohen dy programe të dedikuara për kujdesin e syve dhe atë oral. Kjo paketë do të jetë falas dhe do të shërbejë për fëmijët nga 6-15 vjeç. Sakaq, brenda qershorit 2022 do të fillojë puna për ndërtimin e Qendrës Kombëtare për Fëmijë. Kjo qendër me sipërfaqe rreth 4500 m2, pranë liqenit artificial të Tiranës, do të jetë një pol kulturor multifunksional, dedikuar fëmijëve si pjesë e Tirana Park Extention.

Vaksinimi i popullsisë

Lufta me pandeminë ishte një nga përqëndrimet kryesore të qeverisë gjatë 2020, dhe duket se do të vijojë të jetë edhe në mandati e tretë qeverisë por këtë herë me vaksinimin e popullsisë si mënyrën e vetme për të mposhtur pandeminë e COVID-19. Në programin e ri, sipas objektivit të qeverisë shkurtit 2022 do të jetë të vaksinuar të gjithë qytetarët shqiptarë mbi 16 vjeç dhe se brenda shtatori 2021 të gjithë persona +60 vjeç do të kenë bërë të dyja dozat e vaksinave. “Vaksinimi i popullatës kritike, personat në moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese do të ketë përfunduar brenda shtator 2021. Garantojmë vaksinimin për të gjithë popullsinë mbi 16 vjeç deri në shkurt 2022. Mbështesim sipërmarrjen në sektorët më produktivë të ekonomisë, për ringritjen edhe më të fortë të tyre pas pandemisë, duke dedikuar: 50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e turizmit, në formën e instrumentet të garancisë; 5 milionë euro për sipërmarrjet në fushën e transportit; 50 milionë euro për sipërmarrjet në sektorin e manifakturës, si garanci për kredimin apo zgjatje të afatit të kredive ekzistuese”, thuhet në program.

Lexo edhe :  Humbja e PD-së në zgjedhje?/ Berisha nuk dorëhiqet

Asnjë gjurmë tërmeti

Në programin e qeverisë ‘Rama 3’, të cilin do ta prezantojë sot në Kuvend, kryeministri Edi Rama një nga shtyllat është rindërtimi. Në fund të pranverës së vitt 2022 nuk do të ketë më asnjë gjurmë të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, thuhet në program. “Vendosim mbi 60 miliardë lekë nga buxheti i shtetit në funksion të Programit të Rindërtimit për tre vite. 100% e granteve të premtuara në Konferencën e Donatorëve, 300 milionë euro, janë akive në mbi 30 projekte konkrete në strehim, arsim dhe infrastrukturë publike”, thuhet në program.

Rritja e pagave për mësuesit

Në programin qeverisës të bërë publik nga mazhoranca për 4 vitet e ardhshme bëhet me dije se duke filluar nga korriku i vitit 2022 do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për mësuesit, mjekët, inferemierët e punonjësit e administratës publike. ”Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë. Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë. Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandat të tretë”, thuhet në programin qeverisës.

Strehimi i çifteve të reja

Në mandatin e tretë qeveria ‘Rama 3’ ka zgjeruar programin e saj për strehimin e çifteve të reja dhe programin e banesave sociale për familjet në nevojë. Programi parashikon për familjet e reja 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë.  Për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, do të ndërtohen në vit 2000 mijë banesa sociale nga 2022. “Familjeve të reja do t’u ofrojmë 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Programi i banesave sociale – në bashkitë e mëdha me prurje të lartë demografike, do të ndërtohen rreth 2000 mijë banesa në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria. Programi nis brenda vitit 2022 me një fond 100 milionë euro të Bankës Europiane të Investimeve. Rrisim numrin e grave kryefamiljare, personave me aftësi të kufizuara, jetimëve dhe komunitetet rom e egjiptian si përfitues prioritarë të programit social për strehimin”, thuhet në program.

Open Balkan

Konsolidimi i imazhit dhe rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare por edhe forcimi i bashkëpunimit mes shqiptarëve janë objektiva të shprehura qartë në programin qeverisës të Partisë Socialiste për mandatin e ardhshëm. Sa i përket shqiptarëve në rajon në program thuhet se takimi i përvitshëm Shqipëri-Kosovë do të zgjerohet për të përfshirë edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin. Përforcimi i Open Balkan theksohet gjithashtu në program.

Të fundit

Milani zhgënjen sërish në Serie A, kuqezinjtë ndalen në barazim ndaj Cagliarit

Milani nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 përballë Cagliarit në javën e 20-të të Seria A. Një rezultat...

Stuhi dimërore në jug e lindje të SHBA, ndërpriten fluturimet në disa aeroporte

Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë...

I zuri vendin Luizit, brenda 24 orëve kaq ndjekës në lnstagram ka arritur të marrë Gjesti

24 orë nga futja në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka arritur një shifër rekord ndjekësish në Instagram. Me më shumë se 300,000 ndjekës, ai...

Donald Trump emëron Elise Stefanik si ambasadore të tij në Kombet e Bashkuara

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi ligjvënësen e Nju Jorkut, Elise Stefanik për të shërbyer si ambasadore e tij në Kombet e Bashkuara. Korrespondentja e...

Fundjavë dimri! Ministria e Mbrojtjes apelon: Priten shtrëngata shiu e reshje bore

Në akset rrugore Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth, reshjet e borës vazhdojnë me intensitet të ulët. Rrugët janë pastruar dhe kriposur. Qarkullimi i...

Lajme të tjera

Web TV