Një video tronditëse është publikuar në Brazil. Në pamje shihet se një grua përpiqet të hidhet nga dritarja e katit të dytë të banesës pasi do të shpëtojë nga burri i saj, i cili po e abuzon.
Në fakt, sipas një raporti të Daily Mail, gruaja është në javën e 10 -të të shtatzënisë. Incidenti i pabesueshëm ndodhi në Duque de Caxia, Rio de Janeiro dhe u filmua nga fqinjët e çiftit.
35-vjeçarja Maria Jose shihet në video teksa vë këmbën në dritare, ndërsa burri e tërheq në banesë. Më pas gruaja shfaqet sërish në dritare dhe përkulet, ndërsa burri i saj është mbi të dhe e kërcënon.
Maria tha për mediat braziliane se bashkëshorti me të cilin është e martuar prej dy viteve, e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme gjatë lidhjes së tyre dhe e kërcënonte atë për djalin e saj 4-vjeçar. “Ai ishte posesiv dhe xheloz. “Nuk më linte të dilja në rrugë dhe unë humba punën time,” pohoi gruaja.
“Nëse fqinjët nuk do të kishin thirrur policinë, gruaja mund të mos ishte gjallë, ” tha oficerja e policisë Fernanda Fernandez.