Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur para pak minutash në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.
Raportohet se ambasadorja amerikane po zhvillon një takim me kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla.
Takimi vjen pak orë pas votimit të qeverisë “Rama 3” nga Kuvendi. Seanca maratonë zgjati rreth 20 orë dhe në fund, mëngjesin e sotëm qeveria u votua me 77 vota.