Betimi i qeverisë/ Soreca dhe OSBE urojnë Ramën pas marrjes së detyrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas betimit të qeverisë së re e cila nisi menjëherë nga puna ditën e sotme mbledhjen e parë në kryeministri kanë ardhur edhe reagimet nga ndërkombëtarët. Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca shkruan se tashmë BE pret që integrimi në BE dhe reformat të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë.

“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.”- shkruan Soreca.

Edhe prezenca e OSBE në Shqipëri ka përcjellë një mesazh urimi teksa shpreh gatishmëri për të vijuar mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale, për të çuar përpara angazhimet ekzistuese dhe për të nisur angazhime të reja.

“Prezenca e OSBE-së i shpreh urimet më të mira Qeverisë shqiptare me rastin e betimit të saj në detyrë para Presidentit të Republikës. Shqipëria ka një qeveri të re dhe shtysa të reja politike për të çuar përpara axjendën kombëtare dhe për të sjellë ndryshime të mëtejshme.

Prezenca është e gatshme të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për realizimin e reformave institucionale dhe presim me padurim të çojmë përpara angazhimet ekzistuese si dhe të nisim të reja si këto, me synim adresimin e nevojave të vendit tonë pritës, në përputhje me Mandatin tonë, në fushat e identifikuara si përparësi nga Qeveria në programin e saj të shpallur së fundmi: përfundimi i reformës në sistemin e drejtësisë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, modernizimi i sektorit të sigurisë në vend, reforma zgjedhore.

Rifillimi i jetës parlamentare me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike dhe programi i shpallur zyrtarisht i Qeverisë së re përbëjnë një bazë solide demokratike për përparimin e mëtejshëm politik dhe ekonomik të vendit. Prezenca ka nderin që të jetë një partner i vendosur në avancimin e agjendës së reformave të Shqipërisë”, thuhet në urim.

Të fundit

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi viti shpenzimet e familjeve shqiptare...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

Lajme të tjera

Web TV