Përfundon regjistrimi fillestar në zonën e Balldres në Elbasan, Lame: E mbaruam punën që ishim zotuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Shqiptare Artan Lame i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ishin në zonën e Balldres të Bashkisë Elbasan, për të njoftuar përfundimin e procesit të regjistrimit fillestar.
Përmes procesit të regjistrimit fillestar që sapo përfundoi, u regjistruan 1230 pasuri tokë bujqësore, banesa në proces legalizimi, si edhe banesat e vjetra të fshatrave.
Lame e ka quajtur sfidë të vitit 2021 regjistrimin e tokave bujqësore të fituara me ligjin 7501.
Tashmë Kadastra e Elbasanit e ka mbyllur detyrën e saj për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të pajisen me certifikatë pronësie, tani i takon vetë qytetarëve që, nëpërmjet portalit e- Albania, të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë pronësie.

Kryetari i Bashkisë Llatja ju bëri thirrje fermerëve që të aplikojnë në mënyrë që në vijim të përfitojnë edhe nga grantet e bujqësisë, apo të naftës për fermerët. “Marrja e certifikatës së tokës do ju vij në ndihmë për të përfituar nga projektet e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”.

Lame: “Tani ne e mbaruam punën që ishim zotuar se do të bënim regjistrimin fillestar. Tani ju takon juve qëtë aplikoni në e-Albania për tu pajisur me certifikatën e pronësisë. Në kohë rekord ju do të pajiseni me certifikatë nga drejtoria e Elbasanit. Për të mos humbur këto mundësi që shteti jua ofron, aplikoni që të përfitoni. Nëpërmjet certifikimit të tokës, ju do të keni mundësi edhe të kryeni transaksione të pronës”.

Gjatë ceremonisë Lame dhe Llatja dorëzuan certifikatat për një numër banorësh që kishin aplikuar përmes portalit e-albania.

Në qarkun e Elbasanit brenda këtij viti janë legalizuar 1270 banesa duke e cuar në 18.600 banesa numrin e përgjithshëm të legalizimeve për këtë qark. Gjithashtu gjatë këtij viti janë certifikuar edhe 2150 parcela të tokës bujqësore.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Të fundit

Itali, babë e bir humbin jetën brenda pak orësh! Detaje nga familja e famshme

Familja e njohur në Modena, pronarë të Hotel del Corso, janë përballur me një tragjedi të dyfishtë. Djali i...

Dorëhiqet kreu i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, Florian Sulejmani. Mësohet se dorëheqja i është dorëzuar një ditë më parë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha,...

Rusia sulmon Ukrainën perëndimore, alarmohet Polonia

Moska shënjestroi Ukrainën me një rekord prej 728 dronësh, vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të dërgonte më shumë...

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert Haxhiut, i dyshuar si kreu...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Lajme të tjera

Web TV