Aksidentohet makina në aksin Burrel-Milot, njëri prej 6 anëtarëve të familjes dërgohet me helikopter në spital

Lajm i Fundit
Lajmi i Fundit Fjala.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me pesë anëtarë.

Anëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.