Ndërron jetë papritur ish-zyrtari i LSI dhe biznesmeni Ilir Dashi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-zyrtari i LSI, Ilir Dashi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, i cili prej më shumë se 1 viti jetonte në Afrikë së bashku me gruan e tij. Lajmin e kanë bërë me dije ish-kolegë dhe miq, të cilët kanë shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre për ikjen nga jeta të Dashit.

Ende nuk janë bërë me dije shkaqet e ikjes nga jeta të ish-zyrtarit të LSI.

Hapat e parë të karrierës së Dashit nuk kishin të bënin aspak me politik, por me art, pasi ai ka qenë pjesëmarrës në disa filma. Më pas vazhdoi si biznesmen, ndërsa më pas ka marrë një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar i LSI në Tiranë, drejtor në Bashkinë Tiranë, ish-drejtor i QSUT, më vonë drejtor i Hekurudhave etj.

Pasi hoqi dorë përfundimisht nga politika, ai zgjodhi që së bashku me bashkëshorten e tij, të largoheshin nga Shqipëria, drejt Afrikës.

Ceremonia e varrimit për ti dhënë lamtumirën e fundit do të mbahet nesër, të hënën, në 20 shtator në orën 11.00.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV