Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë që e kanë ditur që mbrëmjen e djeshme që Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj policore. Vuçiç ka thënë se shtëpive të të rinjve serbë iu janë vendosur snajper.
“Sot është një nga ditët më të vështira për njerëzit tanë në Kosovë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë dramatizim, por situata është vërtet serioze dhe e vështirë. Dua t’ju informoj se ne e dinim mbrëmë se Prishtina po planifikonte lëvizje të forcave të saj në Kosovën veriore. Ata kaluan në Kosovën veriore rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm, dhe kjo është hera e gjashtë që hyjnë atje. Snajper janë vendosur në disa vende. Snajperistët kanë mbuluar shtëpitë e të rinjve serbë”, tha Vuçiç.